9 Gusht, 2018

“Çmendet” fansi i Noizy-t, ja çfarë tatuazhi ka bërë për reperin: Nëse ti…


Noizy është një ndër reperët më të preferuar për publikun shqiptar, i cili numëron një numër të madh fansash që e përkrahin në çdo këngë që ai publikon.

Gjithashtu Noizy është edhe një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”, ku poston foto e video të ndryshme.

Reperi ka treguar së fundmi një nga veprimet më të çmendura që një nga fansat e tij të zjarrtë ka bërë të. Në “Instastory” Noizy ka publikuar një video ku shfaqet një djalë që ka gdhendur në trupin e tij tekstin e këngës më të re të reperit “Peace Love”.

“Nëse ti s’je Zoti s’munesh mem gjyku”, është shprehja e shkëputur nga kënga e bërë tatuazh. Ndërkohë krahas videos reperi ka shkruar: “Shprehje që hyn nën lëkurë”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al