11 Shtator, 2018

“Britania e parë nga ajri”, fotografi unike të peizazheve më të bukura të vendit


Nga fabrikat e mëdha në fshatrat e çuditshëm dhe kodrat e gjelbëruara, fotografitë mahnitëse ajrore kapin perspektiva unike të peizazheve më të bukura të vendit.

E nuk ka rëndësi nëse keni qenë apo jo në Britani të Madhe, këto pamje ka shumë pak gjasa që mund të jenë parë edhe nga vetë britanikët.

“Royal Geographical Society” ka realizuar një galeri fantastike me titullin “Britania e parë nga ajri”, ku sjell pamje të rralla.

Në këtë album fotografik përfshihet thuajse gjithçka, nisur nga natyra e qetë dhe thuajse e paprekur, tek mjegulla e lëshuar nga uzinat gjigante.

“Britania e parë nga ajri”, fotografi unike të peizazheve më të bukura të vendit

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al