26 Prill, 2024

“Argjira më tha jam krenare për ty”/ Balerini Graciano Tagani tregon këshillën që i dha partnerja pas rifutjes në “BBV”: Më tha qëndro me…


Balerinin Graciano Tagani ka treguar se ka shikuar në ëndërr mamin e tij dhe partneren Argjira Spancën, në shtëpinë e “BBV”.

Gjatë një bisede me Roza Latin, konkurrenti i tha kësaj të fundit se e dashura e këshilloi atë të qëndronte vetëm disa banorë.

Ndonëse marrëdhënia e Gracianos me Argjirën është krisur, balerini tregoi se në ëndërr partnerja e tij i tha: “të pres dhe jam krenare për ty.”

“Kësaj rradhe nga maraku më Argjirën më del mami dhe pastaj më del Argjira, më tha mos ke merak je shumë mirë, qëndro afër 1, 2, 3, 4 vetave se edhe kur s’je afër flasin shumë mirë për ty. Se unë kam pasur një debat me Argjirën. Më tha të pres dhe jam krenare për ty. Tani mund të jetë komplet e kundërta, por mua më levërdis që ta mendoj kështu”- tregoi Graciano.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al