22 Shkurt, 2018

3 këngëtarë shqiptarë në “Eurovizion”, ja kush është i pari në sondazhe


Këtë vit “Eurovizioni” është “pushtuar” nga shqiptarë, pasi si asnjëherë më parë janë në garë 3 këngëtarë me origjinë shqiptare por që përfaqësojnë shtete të ndryshme.

Eugent Bushpepa do përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Mall”, Ermal Meta do përfaqësojë Italinë me këngën “Non mi avete fatto ninete” dhe për Qipron do të këndojë Eleni Foureira me “Fuego”.

Por përpara muajit maj, kur fillon edhe “Eurovizion”, faqja e sondazheve të spektaklit më të madh të muzikës në Europë “Wiwibloggs” ka bërë një sondazh për fituesin dhe shumicën e votave e ka marrë kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moros, 3,559 vota.

Por edhe Eugent Bushpepa ka zënë një vend të mirë në renditje duke u radhitur i katërti me 1,415 vota.

Ndërsa Eleni Foureira nuk ka zënë asnjë vend në këtë top 12 këngësh më të pëlqyera.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al