Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për koordinim në lidhje me dërgimin e personave të prekur nga tërmeti në Kosovë.
Pas homazheve pranë shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij, Haradinaj tha se nuk është e vërtetë se nga kampi i dërgojnë me avion në Gjermani. Është mashtrim, theksoi kreu i qeverisë Kosovare.

“U bëj thirrje qytetarëve që nuk janë prekur nga tërmeti të mos vijnë në Kosovë. Nuk është e vërtetë që ata që hyjnë në parkun gjerman do t’i çojmë në Gjermani, është mashtrim ky. Kushdo që vjen në këtë kamp do të ketë përkujdesjen e nevojshme se ne jemi vllazën, por nuk është e vërtetë që prej aty i ngarkojmë në avionë dhe i çojmë në Gjermani. Shkojnë këngëtarë aty mbushin automjetin, dhe e lëshon në Prishtinë dhe thonë që ta bëjmë emergjencë. Ose shkojë OJQ, mbush automjet me njerëz dhe bjer këndej. Avash, duhet një koordinim”, tha Haradinaj.
© Panorama.al











