Numërimi vazhdon/ Garë e ngushtë presidenciale, Biden në avantazh me 224 vota elektorale, Trump 213

Nov 4, 2020 | 11:01
SHPËRNDAJE

UPDATE/ “Panorama” është duke pasqyruar LIVE rezultatet e zgjedhjeve Presidenciale në SHBA ku kandidojnë mes tyre përfaqësuesi i republikanëve, Donald Trump përballë përfaqësuesit të demokratëve, Joe Biden.

trump biden 1

Deri në këto momente, kur ora shënon 11:00 Joe Biden ka mundur të sigurojë një numër më të madh votash pasi ka fituar në nëntë shtete.

Bëhet fjalë për shtetet e Vermont, Masaçusets, Nju Xhersi, Delauer, Merilend, Distrikti i Kolumbias, Nju Jork, Kënektikat, Nju Xhersi, Kolorado, Nju Meksiko, Ilinoi, Oregon, Kalifornia. Si rezultat Biden ka fituar deri më tani 224 vota në senatin elektoral.

Ndërsa kundërshtari i tij, Donald Trump dhe Presidenti aktual i SHBA-ve ka dalë fitues në tetë shtete.

Bëhet fjalë për shtetet e Indiana, Kentaki, Oklahoma, Alabama, Dakota e Jugut, Nebraska, Arkansa, Tenesi,  Virxhinia Perëndimore, Karolina e Jugut. Kështu Trump ka mundur të sigurojë deri tani 213 vota në senatin elektoral.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura