Nuk ia kursen dhuratat e udhetimet luksoze, kush është biznesmeni që arriti t’i fitojë zemrën Oriola Marashit? Si lindi historia e dashurisë mes tyre

Nov 19, 2022 | 15:09
SHPËRNDAJE

Nis një kapitull i ri për modelen seksi Oriola Marashi. Një foto në “Instastory”-n e Oriolës së fundmi na lë të kuptojmë që ajo ka nisur një romancë të re.

oriola marashi7

Ylli i pasarelave ka postuar disa trëndafila të kuq gjatë një darke dhe të gjithë e dimë që trëndafilat në këtë ngjyrë simbolizojnë dashurinë.

Vetëm kaq ka zgjedhur që të publikojë Oriola, duke lënë të gjithë konfuz rreth djalit që mund t’i ketë fituar zemrën. E në fakt, për modelen e famshme tashmë ka nisur një histori e re.

oriola marashi

“Panorama Plus” raportonte muaj më parë se një djaloshi i ri simpatik është shfaqur shpesh herë në krah të saj, duke e shoqëruar jo vetëm në dreka e darka, por edhe në udhëtimet e shumta që i duhet të bëjë modeles për shkak të angazhimeve të saj.

Pas disa muajsh njohjeje, duket se djaloshi ia ka dal t’ia fitojë zemrën dhe të nisin kështu një histori dashurie.

oriola marashi4

Nga ato që kemi mundur të mësojmë, djali në fjalë është një biznesmen i njohur në jetën e natës në Tiranë, por natyrisht preferon që të qëndrojë larg vëmendjes që do t’i jepte historia me modelen.

Megjithatë, nga ato që kemi mundur të mësojmë, i dashuri i ri i modeles është një djalë shumë romantik që nuk ia kursen dhuratat romantike dhe surprizat partneres së tij të re. Madje ai zgjedh ta shoqërojë edhe në angazhimet jashtë Shqipërie, për të shijuar kështu udhëtimin edhe si një “muaj mjalti”.

dds

Nga ana tjetër, edhe vetë Oriola po e shijon këtë histori të nisur së fundmi, ku në rrjetet sociale ka nisur të zbulojë pak nga pak se tashmë nuk është më vetëm, por dikush në krah të saj zgjedh ta miklojë me dhurata romantike.

oriola marashi

Kështu i vjen fundi edhe kapitullit të saj me futbollistin Eros Grezda, që nga ana tjetër ka konsoliduar historinë e tij me modelen Ajsel Abazi. Vetë ai ka publikuar një foto të vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

eros grezda ajsel

Biondja në foto është pikërisht Ajsel Abazi. Biondja bukuroshe është kushërira e një tjetër personazhi të famshëm dhe pikërisht e Almeda Abazit.Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes dy personazheve, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre duket e konsoliduar tanimë.

eros grezda

Lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një “story” në “Instagram”, ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me të dashurën e re. Lidhja e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit duket se është formalizuar, aq sa për të takuar familjarët e njëri-tjetrit.

eros grezda ajsel abazi

Ashtu si më herët, kemi raportuar, partnerja e re e Erosit është kushërira e Almeda Abazit. Dy vajzat kanë pasur një lidhje të ngushtë, aq sa tani ato mund të kalojnë kohë së bashku me partnerët e tyre.

ajsel abazi2

Ka qenë bashkëshorti i Almedës që ka publikuar një foto me Erosin, duke zbuluar kështu më shumë rreth marrëdhënies se ndërtuar së fundmi. Tolgahan Sayisman ka ndarë një foto në “Instagram”-in e tij ku duket me Eros Grezdën në stadiumin e Stambollit.

eros grezda ajsel abazi1

“Njihuni me vëllain tim të ri”, ka shkruar Tolga. Kujtojmë se edhe Ajsel jeton në Turqi, ku Grezda së fundmi po luan për skuadrën e Manisës.

ajsel abazi4

Duket se ai është vendi ku edhe janë njohur. Ndonëse prej pak kohësh të lidhur, dy të rinjtë e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Bëhet me dije se dy të rinjtë kanë nisur edhe bashkëjetesën në Turqi.

ajsel abazi

Ndonëse kanë vetëm pak muaj të lidhur, marrëdhënia është konsoliduar dhe pas takimit me familjarët, tashmë çifti i ri po e ndan jetën brenda një shtëpie. Por, teksa ai po shijon këtë romancë të re, një modele e ka “piketuar” futbollistin shqiptar.

ajsel abazi9

Sipas saj, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak”.

“E di si është puna, rezultoi frikacak! Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk e hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri ‘unsend’”, tha ajo teksa shtoi: “Bëhu burrë!”.

eros grezda1

Kujtojmë që ylli i futbollit prej gati 1 viti ishte i lidhur me modelen Oriola Marashi. Lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

eros grezda oriola marashi (7)

Gjatë një interviste për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

oriola marashi eros grezda (3)

“Lidhjen që kam pasur, nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte, doja apo s’doja, sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Eros.

eros grezda oriola marashi (2)

Më tej, i pyetur nëse është ‘single’ apo në një marrëdhënie, futbollisti deklaroi: “Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur jam ‘single’, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është spontane”.

eros grezda (6)

Nga ana tjetër, pas kësaj ndarjeje, Oriola u përqendrua te karriera teksa korri shumë sukses si imazh i “Guess”. Por, teksa tani e ka vënë “në vijë” karrierën, modelja gjen kohë edhe për këtë dashuri të re që ka hyrë në jetën e saj./Panoramaplus.al

 

oriola marashi5 oriola marashi6 oriola marashi7 oriola marashi8 oriola marashi (1) oriola marashi (6) oriola marashi (5) oriola marashi (4) oriola marashi (3)

© Panorama.al

Te lidhura