Njëri prej mjeteve i preu rrugën tjetrit, çfarë e shkaktoi aksidentin me vdekje pranë Gjirit të Lalzit? Detaje

Jun 22, 2024 | 19:56
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë bërë të njohura nga aksidenti i rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në aksin Gjiri i Lalzit-Maminas, ku mbeti i vdekur 16-vjeçari Alban Hasrama.

AKSIDENT gjiti i lalzit

Mësohet se përplasja mes dy mjeteve është shkaktuar prej shpejtësisë tejet të lartë.

Bëhet me dije se një prej automjeteve i preu rrugën tjetrit, pranë degëzimit të rrugës për në Hamallaj, duke shkaktuar kështu përplasjen e tyre.

Sipas njoftimit të autoriteteve, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.

Ndërkohë, ky i fundit ka mbetur i plagosur, ndërsa 16-vjeçari që mbeti viktimë, ishte pasagjer në automjetin ku ndodhej 20-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura