Një në tetë fëmijë refugjatë në Britani, nga Shqipëria. Ministri: Nuk janë as në luftë që…

May 13, 2017 | 14:36
SHPËRNDAJE

“Harrojeni Sirinë dhe Irakun, një ndër tetë fëmijë refugjatë të pashoqëruar që mbërrijnë në Britani janë nga Shqipëria, edhe pse vendi nuk është në gjendje lufte”.

Tabloidi prestigjioz britanik “Daily Mail”, me kete titull e nis shkrimin ku thote se 13% e fëmijëve që kanë kërkuar azil nga numri total i atyre që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtar vijnë nga Shqipëria.

refugjatetttt

Vitin e kaluar nga afro 3200 kërkesa për azil nga fëmijët e pashoqëruar nga gjithë bota që kërkojnë azil në Britani, afërsisht 9 fëmijë në ditë, rreth 400 kërkesa janë nga fëmijët dhe minorenët e ardhur nga vendi ballkanik.

Gazeta citon David Davis, ministrin britanik të Brex-it, të ketë thënë se: “Shqipëria nuk është një vend që ndodhet në gjendje lufte dhe nuk është e qartë se përse njerëzit nga ai vend kanë nevojë për azil”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura