Nga Nexhmija te Lenka Çuko, ja komunistët që do t’u hiqen dekoratat

Dec 22, 2015 | 11:09
SHPËRNDAJE

Qeveria do t’u heqë dekoratat dhe medaljet anëtarëve të Byrosë Politike dhe ish-drejtuesve të lartë të strukturave të shtetit komunist që janë ende gjallë.

nexhiProjektligji i firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe nënkryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla, parashikon heqjen e dekoratave, titullit të nderit dhe medaljet për funksionarëve të lartë të diktaturës për Nexhmije Hoxhën, për ishkreun e Gjykatës së Lartë Aranit Çelën, ish-anëtarët e Byrosë Politike:

Vito Kapo, Llambi Gegprifti, Muho Asllani, Spiro Dedja, Lenka Çuko, Niko Gjyzari, Rita Marko, Koço Mustaqi etj. Po ashtu, dekoratat dhe medaljet do t’i hiqen hetuesit famëkeq Shyqyri Çoku, i cili njihet si torturuesi i At Zef Pllumit.

NISMA
Në projektligjin e firmosur nga Kryeministri thuhet se amendimi ka si synim për të caktuar kritere të qarta për të dekoruar ose hequr dekoratat e dhëna.

“Kriteret e përcaktuara në këtë projektligj, të cilat përbëjnë shkak për mosmarrjen ose heqjen e dekoratës, titullit të nderit, medaljes dhe titullit vendor të nderimit, nga autoritetet përgjegjëse që i kanë dhënë këto medalje janë si më poshtë: të qenit i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë; për krime lufte; për krime kundër njerëzimit; për bashkëpunim me pushtuesit e vendit; për veprim agjenturor kundër interesave të Shqipërisë. Si dhe të ushtruarit, gjatë periudhës 29.11.1944 deri më 31.03.1991, të funksioneve në strukturat e shtetit shqiptar si më poshtë:

Anëtar ose kandidat i Byrosë Politikë të Partisë së Punës së Shqipërisë. Drejtues i Frontit Demokratik të Shqipërisë. Kryetar i Gjykatë së Lartë. Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, kryetari i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar prej tij.

Anëtar i Komitetit Qendror të Dëbim-Internimeve, gjyqtar, prokuror, hetues në procese politike”, thuhet në relacionin e amendamentit “Rama-Balla”. Nisma po ashtu synon të heqë edhe titujt e nderit të dhënë nga pushteti vendor.

Për verifikimin e këtyre medaljeve do të ngrihet një komision i posaçëm që do të drejtohet nga zv.kryeministri Niko Peleshi.

“Heqja e dekoratave, titujve të nderimit dhe titujve vendorë të nderimit për shkak të plotësimit të një prej kritereve të mësipërme bëhet me vendim të një komisioni të posaçëm”, thuhet në nismë. Në këtë komision do të bëjnë pjesë dhe ministrat Mimi Kodheli, Saimir Tahiri, Ylli Manjani, Blendi Klosi etj.

lista

Fation Binjaku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura