TABELA/ Ndryshojnë kushtet për importimin e makinave nga jashtë vendit! Ja cilat automjete lejohet të regjistrohen!

Jan 13, 2022 | 10:26
SHPËRNDAJE

BESARTA BASHA/ Qytetarët që kërkojnë të blejnë një makinë të përdorur jashtë vendit, nuk mund ta importojnë apo edhe regjistrojnë nëse daton përpara vitit 2007. makina

Rregulli është ky: mjeti motorik duhet të jetë së paku EURO 3 e sipër dhe jo më e vjetër se 15 vite nga data e prodhimit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u ka rikujtuar qytetarëve kushtet e importimit të makinave që duhet të jenë në përputhje me kushtet mjedisore. Për autoveturat, nevojitet norma EURO 4 apo EURO 5, ndërsa për një listë mjetesh të tjera si autobusë apo mjete të transportit të përzier lejohet edhe një kategori më poshtë, por me kushtin e respektimit të vjetërsisë, që është 15 vite nga data e prodhimit.

mjetet

“Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër: Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër; Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër”.

EURO 4 e sipër lejohen të gjitha autoveturat e përdorura që kanë përshkuar kilometra, si dhe janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, shton DPSHTRR-ja. Më e vështirë është pjesa e kategorive shumë pranë pragut të lejuar të ndotjes, që janë kategoria e mjeteve EURO 3, të specifikuara në njoftimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor.

“Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”.

Në këtë pikë, duhet treguar kujdes së respektimin e afateve. Me datë regjistrimi nënkuptohet data kur qytetari është paraqitur në DPSHTRR për të bërë targimin. Për shembull, afati i fundit për regjistrimin dhe targimin me vit prodhimi 2007 është 31 dhjetori i vitit 2022. Të interesuarit mund të verifikojnë online kategorinë mjedisore, përpara se të paraqiten pranë zyrave për regjistrim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura