Ndodh edhe kjo, rikthehet turbekulozi. 4 persona të sëmurë në Durrës

Jun 20, 2017 | 18:41
SHPËRNDAJE

Rikthehet sëmundja e Turbekulozit (TBC) në Durrës, ku 4 persona që mbahen të shtruar prej muajsh, tashmë kanë vënë në rrezik edhe jetën e personelit. Burime të besuara nga reparti infektiv në spitalin rajonal të Durrësit kanë bërë të ditur se tre vetë, pjesë e shërbimeve mbështetëse të spitalit, janë infektuar dhe tashmë gjenden në rrezik për jetën. Bëhet fjalë për tre sanitare të këtij reparti që janë infektuar pasi në repartin ku ato janë të punësuara, u shtruan 4 pacientët e diagnostikuar me sëmundjen e Turbekulozit.

durres_spital_urgjenca_copy_1_28347Tre punonjëset e infektuara nga sëmundja e rrezikshme kanë shfaqur shenja përkeqësimi dhe dy prej tyre janë dërguar në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Njëra nga sanitaret po mbahet në repartin infektiv të Durrësit, ndërkohë që gjendja e saj paraqitet më mirë se dy koleget e saj që u dërguan me urgjencë drejt Sanatoriumit të Tiranës.

Burime nga spitali i Durrësit kanë bërë të ditur se tre gratë mund të jenë infektuar gjatë ndërrimit të çarçafëve dhe dërgimit të tyre në lavanderi Nga ana tjetër nuk dihet nëse tre sanitaret e prekura nga Turbekulozi janë vaksinuar apo jo gjatë moshës që kryhet vaksina kundër TBC-së. Të njëjtat burime kanë shtuar se kjo sëmundje përhapet lehtësisht nga një person i sëmurë tek një tjetër dhe organi i parë që preket më së shumti janë mushkëritë. Ngjarja në fjalë ka tronditur personelin e spitalit, jo vetëm për shkak të përhapjes së sëmundjes të punësuarit në spital, por sepse mund të gjendemi në prag të ndonjë epidemie.

Personat e sëmurë në spital po mbahen nën mbikqyrje të rreptë nga ana e mjekëve dhe personali po bën shumë kujdes gjatë kontrollit dhe mjekimit të tyre. Ekspertët e shëndetit publik sqarojnë se tuberkulozi është një ndër sëmundjet infektive kronike, e shkaktuar nga mykobakteri më te njëjtin emër. Sëmundja prek më shpesh mushkëritë, por nuk përjashtohet shfaqja edhe në organe të tjera, si truri, kockat, gjëndrat limfatike, zemra, lëkura, teksa prek edhe gjakun.

Transmetohet nga kontakti direkt me piklat respiratore të një personi që është i sëmurë me formën pulmonare aktive të sëmundjes, dhe pas kësaj duhet një periudhe inkubacioni prej 2-10 javësh deri në shfaqjen e simptomave të dukshme. Identifikimi i simptomave ndryshon në varësi të aparatit ku shfaqet sëmundja. Aktualisht ën vendin tonë një ndër format e parandalimit është vaksinimi.

Sipas ISHP-së, vaksinimi antituberkular është i detyrueshëm në moshën fëminore dhe aplikohet që në lindje. Por, nuk duhen neglizhuar as këshillat e tjera që kanë të bëjnë me stilin e jetesës, përdorimin e kujdesshëm të medikamenteve dhe kryerjes së kontrolleve të hershme. Nuk dihet nëse tre gratë e prekura, të cilat angazhohen si sanitare pranë repartit Infektiv në Durrës, janë apo jo të vakzinuara në femijëri.

Çfarë është tuberkulozi ?

Tuberkulozi është një sëmundje infektive ngjitëse e shkaktuar nga mykobakteri tuberkular, i cili në të kaluarën në gjuhën e përditshme njihej me emrin ‘’verem”. Zakonisht ky mikrob sulmon mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe organe të tjera të trupit të njeriut. Shumica e njerëzve të prekur nga infeksioni nuk zhvillojnë shenja klinike për një kohë të gjatë. Në këtë rast sëmundja cilësohet si tuberkulozi i fshehur.

Nëse këta persona nuk zbulohen dhe nuk trajtohen, sëmundja merr karakter agresiv, e mund të çojë deri në pasoja fatale për jetën në rreth 50 për qind të personave të prekur. Në vendin tonë kjo sëmundje ka pasur përhapje të gjerë sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas vitit 1945 u morën masa për luftimin dhe trajtimin adekuat të kësaj sëmundjeje kronike.

Dhe, me thënë të drejtën deri në vitet ’90 u arrit pothuaj zhdukja e kësaj sëmundjeje. Me hapjen e kufijve dhe lëvizjen e pakontrolluar të popullsisë filloi edhe rritja e numrit të rasteve me tuberkuloz, duke e bërë prezente këtë sëmundje edhe në ditët e sotme. Në nivel global rreth 80 për qind e popullatës në shumë vende afrikane dhe aziatike rezulton e prekur nga kjo sëmundje, ndërsa në SHBA dhe Evropë, kjo shifër shkon 5-10 për qind të popullatës.

Simptomat

Tuberkulozi mund të infektojë çdo pjesë të trupit, por më i shpeshtë është infektimi i mushkërive, i njohur ndryshe si tuberkulozi pulmonar. Kur aktiviteti i mikrobit zhvillohet jashtë mushkërive njihet si tuberkulozi ekstrapulmonar, por mund të bashkëjetojnë fare mirë edhe të dyja format.

Shenjat dhe simptomat e përgjithshme përfshijnë temperaturë të lartë, të dridhura, djersitje natën, ulje të oreksit dhe rënie në peshë. Rreth 90 për qind e rasteve tuberkulare prekin mushkëritë. Në këtë rast simptomat mund të përfshijnë dhimbje gjoksi dhe një kollë me shumë pështymë.

Rreth 25 për qind e këtyre personave mund të mos kenë asnjë simptomë (domethënë ata mbeten asimptomatikë), por herë pas here mund të kenë kollë me sasi të vogla gjaku, si dhe në raste shumë të rralla, kur infeksioni dëmton arterien mushkërore, rezulton kollë me gjakderdhje masive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura