Ndahet nga jeta nëna e kryeministrit, Rama: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë, prehu në paqe mam

Aug 1, 2020 | 9:07
SHPËRNDAJE

Aneta Rama, nena e kryeministrit Edi Rama eshte ndare nga jeta ne moshen 82-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka ndare vete Rama me nje postim te bere ne faqen e tij ne Facebook.rama aneta

“Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”- shkruan Rama.

Mesazhi i Rames

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura