Mjeku shpjegon efektin e aspirinës tek personat e infektuar me Covid: Sapo të konfirmohen pozitivë, duhet…

Mar 24, 2021 | 13:54
SHPËRNDAJE

image

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti duke folur për rëndësinë e përdorimit të aspirinës nga personat që janë diagnostikuar me koronavirus, për të shmangur krijimin e trombeve, tha se është mirë që qysh në momentin e konfimimit se je infektuar me Covid, nuk bën asnjë dëm nisja e një aspirine 100 mliligramëshe në ditë.

“Aspirina është një ndër mjekimet më të vjetra që ne kemi, bën shumë dekada që e përdorim, i kudondodhur, i lirë, përdoret kryersisht për parandalimin e eventeve kardiake, në këtë aspekt se nuk lejon formimin e trombeve.

E dimë që edhe te covid i rasteve të rënda problemi kryesor është formmi i trombeve, ndaj bën shumë sens që ta mendosh këtë si antiagregant.

Çfarë efekti do kishte? Madje do thoja që është pak e vonuar si llogjikë, duhet të hyjë në studime eksperimentale, për të parë efektin se është dicka që të gjithë e kanë e s’ka problem po ta nisin apriori edhe pse janë me covid mjafton të kenë diagnozë covid e mund ta nisin 100 mg, me kusht që të mos kenë dy sëmundje që aspirina nuk jepet dot.

Për 100 mlg ditore është krejtësisht e tolerueshme nga trupi e thjeshtë e lirë, pa shkuar te ato medikamente të shtrenjta që po jepen e që se dimë a e kanë efektin apo jo e që në protokollet botërore nuk jepen. Me aspirinën këtë hall nuk e kemi”.

alimehmeti-ilir-1100x620

Sipas mjekut, përdorimi i aspirinës në një studim të publikuar së fundmi ka treguar se ka ulur ndjeshën mortalitetin tek pacientët me covid.

“Nuk lejon ngjitjen e qelizave të kuqe të gjakut njëra me tjetrën. Kjo është çka bën e i mban të lirshme që të lëvizin e mos bëjnë enë gjaku. Rezultatet janë shumë të forta me ulje 47% të vdekshmërisë e këta janë të gjithë të shtruar në spital, mjaftonte ta kishin nisur 7 ditët e para, por edhe ditën e shtrimit”, tha Alimehmeti në Wake Up.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura