“Mirëmëngjesi nga Velipoja e dashur”/ Rama e nis ditën me pamje nga bregdeti, komentuesi: Vendos gishtin në kokë, lëri fasadat po shiko sigurinë

Jun 27, 2021 | 9:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një përshëndetje me pamje nga bregdeti i Velipojës.

CFARE

Mirëmëngjesi nga Velipoja e dashur”, shkruan Rama në postimin në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto të kapur nga ajri.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i komentuesve, që i kujtojnë kreut të qeverisë ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Velipojë, ku katër persona mbetën të vdekur dhe dy të plagosur.

Vendose njëher të vetme gishtin në kokë, o kokë…Lëri fasadat po shiko sigurinë e qytetarëve”, shkruan një komentues.

Përse nuk merr shteti një aksion për konfiskimin e të gjitha armëve pa leje“, pyet një tjetër komentues.

Duket se postimi është fshirë pas disa minutash nga “Facebook”-u i kreut të qeverisë.

rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura