‘McGonigal’, Kryeprokurori i SHBA: Nëse dikush nga jashtë paguan një nëpunës, rrezikon sigurinë kombëtare

Mar 3, 2023 | 8:03
SHPËRNDAJE

Çështja “McGonigal” e ish-zyrtarit të FBI-së që akuzohet se ka shpërdorur detyrën, duke marrë para ruse, ka tronditur politikën amerikane. Në vazhdën e këtyre akuzave vjen një reagim i fortë nga prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland. Ai tha i prerë se nëse dikush nga jashtë paguan një nëpunës, rrezikon sigurinë kombëtare të Amerikës.

mcgonigal kryeprokurori

“Nëse i përgjigjem ekzaktësisht pyetjes, nëse është agjent i një qeverie të huaj që i kërkon dikujt, që paguan dikë për të bërë gjëra në përkrahje të asaj qeverie të huaj, pa dyshim që mendoj se ky do të ishte problem për sigurinë kombëtare”, tha ai.

Ky reagim erdhi pas pyetjes që i bëri Senatori Chuck Grassley. “Nëse Departamenti i Drejtësisë merr informacion se persona të huaj kanë pasur evidencë për pagesa financiare jo të duhura apo të paligjshme paguar zyrtarëve të zgjedhur apo personave të tjerë të ekspozuar politikisht, dhe këto pagesa mund të ndikojnë në vendimet politike, a do të përbënte kjo një shqetësim për sigurinë kombëtare dhe a do të kërkonte një hetim të plotë?”, ishte pyetja e senatorit.

Para pak ditësh media amerikane “Bloomberg” i kushtoi një artikull hetimeve që do të zhvillohen në Kongresin Amerikan ndaj Departamentit të Drejtësisë sa i takon çështjes së zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

“Bloomberg” shkruan se këto hetime kanë çuar në përplasje Departamentin e Drejtësisë së SHBA -së me republikanët dhe rrezikon që kreut të Departamentit të Drejtësisë, Merrick Garland të shkarkohet. Në akt-akuzën ndaj McGonigal thuhet se ka pranuar para nga një oligark i sanksionuar rus, Oleg Deripaska dhe se ka marrë para borxh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza.

“Jordan në fillim të këtij muaji gjithashtu kërkoi që Wray të sigurojë dokumente dhe të organizojë një konferencë për anëtarët e Komitetit Gjyqësor në lidhje me padinë ndaj një ish-zyrtari të lartë të byrosë, Charles McGonigal, i cili kishte shërbyer si shef i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork, pasi u arrestua dhe akuzohet për pranimin e parave nga një miliarder rus”, thuhet në artikull.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura