Macron uron Ramën për mandatin e dytë: Bashkë për Europën e së ardhmes

Jul 3, 2017 | 19:08
SHPËRNDAJE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar sot kryeministrin Rama me rastin e fitores së një mandati të dytë qeverisës.

macronMacron, në urimin e tij për Ramën, e komplomenton atë se ka bërë shumë për shtetin e së drejtës. Gjithashtu, Macron vlerëson se reforma në drejtësi është një hap i madh përpara në rrugën drejt BE-së.

“Keni bërë shumë për shtetin e së drejtës. Reforma në drejtësi është një hap i madh përpara. Shqipëria është pranë integrimit në BE. Mirënjohje edhe për rëndësinë që i kushtoni Francës. Ne jemi bashkë për Europën e së ardhmes”, shkruan urimi i Macron.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura