Luiz Ejlli ndahet nga vajza e Topallit? Ja çfarë shkruan këngëtari në Facebook

Jun 27, 2017 | 14:15
SHPËRNDAJE

Ditët e fundit kanë qarkulluar disa lajme ku flitet se këngëtari Luiz Ejlli i ka dhënë fund fejesës se tij me vajzën e Jozefina Topallit, Megi.u2_ejllimeejllen

Nuk pati asnjë reagim nga çifti, deri pak më parë kur këngëtari postoi një video në Facebook duke kënduar “Uomini Soli”. Ajo që la të kuptohet më shumë ,se mes tyre gjithçka ka marrë fund, ka qenë shkrimi bashkangjitur videos.
“Për të gjithë meshkujt që janë vetëm”, shkruan ai.

Ndërkohë në profilet e tyre në rrjetet sociale, janë fshirë të gjitha fotot që kanë pasur së bashku. Kujtojmë se ata kanë qenë bashkë për shumë vite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura