Liqeni i Farkës, për nevoja bujqësie dhe ujë të pijshëm

Sep 12, 2012 | 16:34
SHPËRNDAJE

Një vendim i qeverisë në mbledhjen e sotme e kthen liqenin e Farkës nga rezervuar  uji për nevojat e bujqësisë, në rezervuar uji për nevojat e bujqësisë dhe furnizimin me ujë të pijshëm, për familjet e komunës Farkë.

Vendimi është marrë pas propozimit të ministrit të  Brendshëm dhe ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.  Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi; Ndryshimin e destinacionit të përdorimit të rezervuarit të Farkës, nga rezervuar  uji për nevojat e bujqësisë, në rezervuar uji për nevojat e bujqësisë dhe furnizimin me ujë të pijshëm, për familjet e komunës Farkë.

Vendimi hy në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare, ndërsa ngarkohen për zbatimin e tij, ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe komuna Farkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura