Tri pallate dhe një hotel në Lezhë u sekuestruan nga Gjykata e Krimeve të Rënda me kërkesë të Prokurorisë, pasi rezultojnë se janë në emër të një personi të dënuar për trafik droge. Prokuroria e Krimeve të Rënda në zbatim të ligjit antimafia, ka kërkuar sekuestrimin e pronave të biznesmenit të njohur në Lezhë, Astrit Numani, i njohur si “Titi i Ukës”.
Ish-anëtarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës i janë bllokuar me vendim gjykate tri pallate 13-katëshe dhe një hotel në plazhin e Shëngjinit. Sipas Prokurorisë, pronari i pallateve dhe hotelit është arrestuar dhe ekstraduar në Itali në vitin 2013 pasi është dënuar për akuzën e “trafikut të drogës” dhe evazionit fiskal, ku është dënuar me 7 vite burg.
Prokuroria ka thënë se shtetasi Astrit Nimani po hetohet për akuzën e pastrimit të parave, pasi dyshohet se pronat e sekuestruara në Shëngjin janë siguruar nga fitimet e ardhura prej trafikut të drogës. Më herët, pronat në fjalë ishin sekuestruar nga Prokuroria e Lezhës, por tashmë kompetenca e kësaj çështjeje ka kaluar te Krimet e Rënda, për shkak të zbatimit të ligjit antimafia. Ndaj Astrit Nimanit ishte nisur procedim penal në vitin 2013.
Sot policia ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqë- sor Lezhë për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit Astrit Nimani, me sipërfaqe totale 25.000 (njëzetë e pesë mije) m², të cilat kapin një vlerë sipas çmimeve të tregut, rreth 10 milionë euro. Në këto pasuri përfshihen konkretisht: godinë 5-katëshe, hotel-barrestorant, me sipërfaqe totale 7940 m² e ndodhur në qytetin e Shëngjinit; godinë 13- katëshe, ndodhur në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi; godinë 10-katëshe, e ndodhur në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 9500 m², ku përfshihen: 90 apartamente banimi, një- si tregtimi dhe garazhe parkimi.
Astrit Nimani është arrestuar më datë 15.11.2013 në Serbi dhe më datë 20.12.2013 është ekstraduar drejt Italisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga InterpolRoma. Gjykata e Apelit të Milanos, Itali, me vendimin e datës 26.11.2009 e ka dënuar Nimanin me 7 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al