LETRA/ Agim Kajmaku i dërgon vendimin e gjykatës greke kryeprokurores Arta Marku: Jam shpallur i pafajshëm me emrin Jorgo Toto

| 18:52
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku i është drejtuar me një letër Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, ku i vë në dispozicion një dokument të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda të Janinës në Greqisë, sipas të cilës, Jorgo Toto, emri tjetër i Kajmakut është shpallur i pafajshëm.

agim-kajmaku-570x410

Kajmaku thotë në letër se nuk e dinte se rezultonte nën ndjekje nga ana e autoriteteve greke në vitin 2003, ndaj nuk e ka deklaruar këtë gjë në formularin e dekriminalizimit.

Letra e Kajmakut vjen pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është duke zhvilluasr procedurën për verifikimin e subjektit Agim Kajmaku në bazë të ligjit të dekriminalizimit dhe nëse personi është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës.

Pavarësisht vendimit të pafajësisë së sipërpërshkruar, unë kam kërkuar dhe jam në pritje të të dhënave me shkrim nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Janinë, Greqi për rrethanat e marrjes së ndonjë mase sigurimi apo ndonjë urdhri ndërkombëtar kërkimi me emrin tim për këtë rast dhe në momentin që do t’i administroj, do t’ua vë në dispozicion së bashku me vendimin e plotë të zbardhur të pafajësisë nr. 236, datë 12.09.2019 si edhe do t’i pasqyroj ato edhe në dokumentin përkatës sipas ligjit”, thuhet në letrën që Kajmaku i drejton kryeprokurores në detyrë Arta Marku, e nënshkruar gjatë ditës së sotme.

Letra e tij vjen pasi Prokuroria e Tiranës i konfirmoi opozitës që zt.Kajmaku është Jorgo Toto, i cili ka pasur një proces të hapur gjyqësor në Greqi për falsifikim dokumentesh.

auto_s11572283836

75083196_957893607900853_6751888185032179712_n

s21572283840

s81572283865 s71572283861 s61572283857 s51572283852 s31572283844

 

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.