Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Lezhë, ja epiqendra dhe sa ishte magnituda

Oct 17, 2021 | 22:20
SHPËRNDAJE

termetiLëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së dielës në Shqipëri.

Termëti ishte i magnitudës 5 të shkallës rihter dhe është ndjerë në Tiranë, Lezhë dhe zonat përreth.

Epiqendra e termetit ishte 52 km nga Tirana dhe 6 km nga Lezha dhe kishte nje thellesi prej 2 km.

Lëkundjet u regjistruan në orën 22:13 me kohen lokale. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale, por tërmeti ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët.

Në Lezhë, korrespondenti i “Panorama.al”, raporton se qytetarët kanë dalë nga banesat duke qëndruar në rrugë.

 

termet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura