Lajmi për tërmetin që shkaktoi panik mbrëmë, zv kryeministri flet për rrjet kriminal: Autorët para ligjit me fuqinë 5.8 të shkallës Rihter, me intensitet 8 ballë

Sep 23, 2019 | 15:42
SHPËRNDAJE

Duke theksuar vendosmerine e qeverise qe ti jepet fund ligjerisht prodhimit te lajmeve te rreme, zv kryeministri Erion Brace venien para ligjit “autorët e atij lajmi të rremë dhe zotëruesit e ketij rrjeti kriminal te perhapjes se lajmeve te rreme te perballen me ligjin me fuqinë 5.8 të shkallës rihter me intensitet 8 balle dhe me tregues nxitimi te agjencive ligjzbatuese te shtetit 0.375g”.

brace

REAGIMI I PLOTE:

Dje shoqëria, rendi kushteutes, siguria publike, kombëtare ligji penal djhe mbi të gjitha jeta e prona e qytetarëve u sfidua kërcënua deri në kufijtë e kaosit, që ishte nje hap larg me dhune e plackitje te mundshme nga lajm i rreme fabrikuar qellimisht nga Syri.net nje media online, shembulli i nje gazetarie të njëanshme gazetarisë politike të kapur e kriminale. Qeveria e vendosur te garantoje me cdo cmim lirine e medias brenda të drejtë kushtetuese por kërcënimi serioz i rendit kushtetues, i sigurisë publike, kombetare. sigurise jetës e pronës kërkon të njëjtën vendosmëri për tu përballur ligjerisht me lajmet e rreme prodhuar ne media e shperndare nga nje rrjet kriminal që zotëron të dhena personale te qytetareve te republikes se Shqiperise e qe dje shkaktoi panikun më të madh që mund të kishte pasoja shumë të rënda për jetën e qytetarëve dhe pronën. Cdo gërm dje ne ate lajm ishte i qëllimshem dhe e rremë.

Referimi i lajmit të TCH, i nje interviste te nje sizmologu grek qe per fat te keq po kerkon te behet protagonis me zor ishin të gjitha të rreme. Cdo gërm ne ate lajm ishte e paligjnshme në nxitjen e panikut për lënien e shtëpive dhe rrezikimin e jetës së njerëzve ne ikje e siper, e rrezikimin e jetes ne rruge në atë trafik që ky qytet apo Durresi nuk e kane pare kurre.

Jemi te vendosur qe autorët e atij lajmi të rremë dhe zotëruesit e ketij rrjeti kriminal te perhapjes se lajmeve te rreme  te perballen me ligjin me fuqinë 5.8 të shkallës rihter me intensitet 8 balle dhe me tregues nxitimi te agjencive ligjzbatuese te shtetit 0.375g.

Të bëjnë c’të duan të sajojnë sot alibinë e asaj që ndodhi dje cdo gjë është e faktuar dhe forca e ligjit do i japë fund këtij fenomeni një herë e pëgjithmonë.

Loja me lajme të rreme është kthyer në sport por loja me lajmet e rreme qe kercenojne jeten e sigurine e qytetareve do marrë fund tani ligjërisht edhe për arsyen ti japim lirinë që qytetarët të marrin info e vërtet e të bazuar në fakte.

Unë nuk fal lotët e përpëlitjet e të qarat e foshnjeve që dëgjoheshin dje në oborre e shkallët e pallateve, ankthin e frikën e tejskajshme të prindërve me foshnjë në duar e në prehër bashkë me ta në makinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura