Lajm i keq vjen nga Gjermania, ç’ka ndodhur me shqiptarët atje

Sep 29, 2017 | 11:24
SHPËRNDAJE

Me një aeroplan të përbashkët që është nisur sot në orët e mesditës nga Aeroporti i Dyseldorfit, janë riatdhesuar 150 azilkërkues të Shqipërisë dhe të Kosovës, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Azilkerkues-ne-gjermani-620x362

Bëhet fjalë për 106 shtetas të Shqipërisë dhe 44 të Kosovës, të gjithë me status të refuzuar (me përgjigje negative) të azilit, shkruan albinfo.ch.

Një zëdhënës i Policisë Fedreale të Gjermanisë ka thënë për bild.de se aeroplani fillimisht do të fluturonte drejt Aeroportit të Tiranës dhe pastaj drejt atij të Prishtinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura