Gjen vdekjen pushuesi në Velipojë, u fut për t’u larë në det, por…

Sep 6, 2020 | 17:44
SHPËRNDAJE

Një pushues nga Kosova, ende i paidentifikuar ka humbur jetën këtë të dielë në plazhin e Velipojës.

auto_velipoje1529176505

Burimet bëjnë me dije se viktima është i moshës rreth 70 vjeçare.

Sipas dëshmitarëve, i moshuari sapo ka hyrë në ujë për t’u larë, ka pësuar infarkt.

Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës, me ambulancën e këtij qyteti, pasi në Velipojë shërbimi i ambulancës është mbyllur në datën 31 gusht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura