La Charente/ Hitleri kishte planifikuar t’i dhuronte kurorën e Skënderbeut mbretit Zog, por Musolini i kërkoi që ta shtyjë këtë operacion

May 31, 2019 | 19:46
SHPËRNDAJE

“La Charente” ka botuar, të hënën e 19 qershorit 1939, një shkrim në lidhje me fatin e kurorës së Skënderbeut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Mes shumë bizhuterive që nazistët, pas Anschluss-it, gjetën në Vjenë, bën pjesë edhe kurora unike dhe e vërtetë e Shqipërisë, të cilën Hitleri e ka transportuar tashmë në Gjermani.

letra-hitleri-skenderbeu

Vitin e kaluar, me rastin dhjetë vjetorit (jubileut) të mbretit Zog, Hitleri kishte përgatitur gjithçka, për t’i “dhuruar” këtë kurorë.

Por Musolini, i cili padyshim kishte idenë e tij, kërkoi të shtyjë këtë operacion, dhe Zogu nuk e mori kurorën e tij të vërtetë. Disa javë më parë, Italia kërkoi nga Fyhreri që t’i dërgonte emblemat shqiptare mbretit Viktor Emanuel, në mënyrë që kurorëzimi të bëhej me të gjithë shkëlqimin e dëshiruar.”, shkruhet në artikull./ darsiani.com

letra-hitleri-skenderbeu1

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/