Koncesioni për Butrintin/ Çfarë duhet të dini për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim që do menaxhojë Parkun Kombëtar

Apr 28, 2022 | 13:27
SHPËRNDAJE

Projekti i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit shkaktoi mjaft reagime në arenën politike për mënyrën  se si kjo pasuri do zhvillohet nga një Fondacion.

parku i butrintit fondacioni

Por kush është Fondacioni që kryer studimin e projektit dhe zhvillimit të Butrintit. Behet fjalë për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, “AADF, i cili ka në fokus të saj të ndihmojë për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore.

Fondacioni në fjalë financohet nga Qeveria Amerikanë, nga programi I saj në Shqipëri USAID. “AADF do të mbështesë disa programe për të çuar përpara misionin e vet: arsim për zhvillim të qëndrueshëm, sipërmarrjen, zhvillimin e lidershipit dhe mbështetjen e turizmit kulturor dhe eko-turizmit”, thuhet në përshkrimin e Fondacionit.

Ndërkohë që në faqen zyrtare të këtij Fondacioni vihet re se studimi për zhvillimin e Parkut Kombëtar të Butrintit është miratuar që në vitin 2020. ” Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (AAEF) është themeluar në bazë të Aktit të vitit 1989 (SEED Act) mbi Ndihmën për Demokracinë në Evropën Lindore. I krijuar në 1995, qëllimi kryesor i AAEF-së është të promovojë zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.

Fondi u krijua me një kapital prej 30 milionë dollarësh, i cili është administruar si grant nga USAID-i. Arritjet e Fondit dhe vizibiliteti kanë shkuar shumë më tej se burimet modeste fillestare financiare. Me një bazë të kapitalit prej vetëm 30 milionë dollarësh, Fondi investuar direkt rreth 110 milionë dollarë në 77 investime në 40 shoqëri.

Mbi 7.000 vende të reja pune janë krijuar dhe mbi 2 miliardë dollarë janë kontribuar në PBB-në e Shqipërisë nga shoqëritë e tanishme dhe të mëparshme të portofolit. Gjatë kohës që Fondi ishte pronar i Bankës Amerikane të Shqipërisë, 977 milionë dollarë janë dhënë si financim për shoqëritë në Shqipëri, të cilat kontribuan 2,2 miliardë për PBB-në e Shqipërisë”, thuhet ne përshkrimin e Fondacionit.

Po kush është ky fondacion dhe cili është misioni i tij?

Në faqen zyrtare të AADF thuhet se Misioni i Fondacionit është të ndihmojë për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore.

“AADF do të mbështesë disa programe për të çuar përpara misionin e vet: arsim për zhvillim të qëndrueshëm, sipërmarrjen, zhvillimin e lidershipit dhe mbështetjen e turizmit kulturor dhe eko-turizmit”, thuhet në përshkrimin e Fondacionit.

Qasja e Fondacionit

  • Të identifikojmë fushat e nevojës në përputhje me misionin tonë.
  • Të zhvillojmë zgjidhje novatore dhe të matshme për të krijuar ndikim të qëndrueshëm në këto fusha.
  • Të veprojmë si një biznes në një mënyrë të përgjegjshme dhe jo-burokratike.
  • Të bashkëpunojmë me organizata dhe institucione të tjera për të maksimizuar burimet dhe për të formuar partneritete strategjike që mund të katalizojnë ndryshim.
  • Të zbatojmë projektet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente.
  • Të vlerësojmë përpjekjet tona dhe të vazhdojmë t’i përmirësojmë dhe zgjerojmë ato.

Kur është themeluar?

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (AAEF) është themeluar në bazë të Aktit të vitit 1989 (SEED Act) mbi Ndihmën për Demokracinë në Evropën Lindore. I krijuar në 1995, qëllimi kryesor i AAEF-së është të promovojë zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri. Fondi u krijua me një kapital prej 30 milionë dollarësh, i cili është administruar si grant nga USAID-i. Arritjet e Fondit dhe vizibiliteti kanë shkuar shumë më tej se burimet modeste fillestare financiare. Me një bazë të kapitalit prej vetëm 30 milionë dollarësh, Fondi investuar direkt rreth 110 milionë dollarë në 77 investime në 40 shoqëri.

Mbi 7.000 vende të reja pune janë krijuar dhe mbi 2 miliardë dollarë janë kontribuar në PBB-në e Shqipërisë nga shoqëritë e tanishme dhe të mëparshme të portofolit. Gjatë kohës që Fondi ishte pronar i Bankës Amerikane të Shqipërisë, 977 milionë dollarë janë dhënë si financim për shoqëritë në Shqipëri, të cilat kontribuan 2,2 miliardë për PBB-në e Shqipërisë.

© Panorama.al

Te lidhura