Koncesionet, anulohen 14 kontrata për HEC-e

Jul 26, 2014 | 7:14
SHPËRNDAJE

Damian Gjiknuri

Problemet ligjore, ato të abuzimit në terren apo shitja e të drejtave të kontratës janë disa nga problematikat e hasura në koncesionet e hidrocentraleve dhe që kanë shtyrë Ministrinë e Energjisë të marrë masa drastike. Kreu i kësaj ministrie, Damian Gjiknuri, ka firmosur së fundmi fillimin e procedurave për prishjen e 14 kontratave që parashikonin në total ndërtimin e 30 hidrocentraleve. Ky vendim ka ardhur pas verifikimeve që u janë bërë kontratave nga grupi inspektues në terren dhe auditues në dokumentacion, grup që ka kohë që ka filluar punën dhe që po kalon në skaner çdo kontratë koncesionare.

PROBLEMET
Kontratat koncesionare që do të prishen paraqesin probleme nga më banalet, siç është regjistrimi pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit e deri tek ato më seriozet. Ministria e Energjisë dhe Industrisë konfirmon se shumë prej subjekteve që kanë përfituar një kontratë koncesionare paraqesin vonesa të theksuara të pajustifikuara të zbatimit të kontratave. Po kështu, ka raste të mendimeve të shpeshta të kontratave dhe madje edhe transferim kuotash me apo pa miratimin e autoritetit kontraktor. Ka edhe nga ato raste ku pavarësisht se kanë filluar punimet, ato janë të një cilësie të dobët, si sa i përket aspektit teknik, ashtu edhe atij ekonomiko-financiar. Nertila Maho

KONTRATAT QË DO PRISHEN
1. H/C Egnatia
2. H/C Qytezë
3. H/C Domaj
4. H/C Stebleve
5. H/C Tucep 2
6. H/C Labinot Mal
7. H/C Gomsiqe 1,2
8. H/C Sheba 1,2,3,4
9. H/C Bence e Tepelene
10. H/C Qafeshuli 1,2,3,4,
Sheja e Librazhdit
11.H/C Nishova 1,2
12. H/C Shkalla, Cerruje,
Plesha, Benji 1,2 dhe Klos
13. HEC Stojan
14. H/C Dobjat, Menkulas

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/