Kolaudimi i automjeteve, DPSHTRR njofton 5 hapat që duhet të ndiqni për të marrë shërbimet

Jan 5, 2022 | 15:34

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka informuar qytetarët mbi mënyrën si bëhet aplikimi për rezervimin online të një orari për Kolaudimin.

kolaudimi i mjeteve

Përmes një  postimi në facebook, DPSHTRR sqaron se rezervimi bëhet përmes seksionin “Makina ime” në e-Albania dhe në këtë mënyrë shmanget qëndrimi i ndenjes në radhë të gjata për të bërë të mundur Kolaudimin e mjetit.

Hapat që duhet të ndiqni:

kolaudimi e albania 2

Postimi i plotë i DPSHTRR

Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin dikur me radhën!

Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë, normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!

Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit

Hyni përmes faqeve: www.e-albania.al www.dpshtrr.gov.al

kolaudimi e albania mjetet kolaudimi kolaudimi1

© Panorama.al

Te lidhura