Këshilltari i Angela Merkel: Përshëndes spiunët e Edi Ramës. Shqipërinë e kthyen në Kolumbi

Jun 13, 2017 | 21:40
SHPËRNDAJE

Këshilltari i Lartë i partisë CDU të Angela Merkel në Gjermani, Hans Joachim Falenski, pas takimeve në Durrës dhe Kavajë në mitingjet e PD, u ndal sot pasdite në Elbasan.

425A2515-1-1349x565

Falenski, ka theksuar se programi i Lulzim Bashës është i besueshëm konkret dhe i zbatueshëm.

Ai tha se ky program, është bërë në bashkëpunim me CDU-në gjermane. Falenski nënvizoi se programi i PD jep çdo ditë fryte në Gjermani, me rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

“Përshëndes sot te gjithë spiunet e Edi Rames dhe me vjen mire qe jeni këtu për te marre vesh te vërteten. Ky vend ka zhvillim te keq për shkak te qeverise se keqe.

Rama beri sikur luftoi drogën ne Lazarat por fakti është qe Rama është politikani qe ktheu Shqipërinë ne Kolumbi 2 vitet e fundit.

Ndaj askush ne Europe nuk beson se Rama do ta luftoje  drogën. Ky është problem për te gjithë Europen. Ndaj besoj se Lulzim Basha është zgjidhja dhe ne 25 qershor duhet ta mbështesim.

Sapo u ktheva nga Kavaja dhe Kryetari i bashkisë se Kavajës duhej te ishte me kohe ne burg. Asnjë investitor i huaj s’do investonte ne Shqipëri përderisa këtu nuk ekziston shteti i se drejtës.

Shqipëria ka nevoje për ndryshime, investime. 56% e popullatës duan te ikin, qeveria Rama duhet te ike dhe jo njerëzit.

Me qellim qe programi për ekonomi dhe te nesërme te sigurte i hartuar ne bashkëpunim me CDU, te fund ju bej thirrje te votoni.

Ia vlen te votosh sepse Lulzim Basha me aksionin e tij ne çadrën e lirisë u dha njerëzve ndjenjën se zgjedhjet do jene te lira e te ndershme.

Tregojuni këtyre njerëzve kartonin e kuq qe te largohen njëherë e përgjithmonë.

Zgjidhni ne 25 Lulzim Bashen, kandidatet tuaj dhe PD dhe rruga juaj për ne Europë do jete me e sigurte” tha Falenski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura