Ish-drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prenci thotë se Shqipëria ka një shkollë qensh që i merr buxhetit të shtetit rreth 1 milion euro në vit, por ajo nuk ka as edhe një qen të vetëm për kërkimet.

Kujtojmë se ishin qentë e ardhur nga Kosova që ndihmuan në gjetjen e trupave të viktimave nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Durrësin dhe Thumanën.
Pjesë nga biseda në “360 Gradë” në Ora:
Pyetje: i janë drejtuar forcat specialë në terren?
Shemsi Prenci: Në orët e para kishte çoroditje, nuk kishte kompletime në pajisje. Nga mosmenaxhimi i drejtuesve të lartë të strukturave operacionale. Prej 3 ditësh ende nuk e kam parë të reagojë shefi i shtabit të përgjithshëm si drejtuesi kryesor i strukturave të armatosura që janë njëherësh dhe eprorët e grupit të kërkim shpëtimit.
Që në orët e para qeveria duhej të shpallte gjendjen e emergjencës. Por u hezitua dhe thonin çfarë do të bëjmë çfarë u shpall ndryshe nga ato çfarë kemi bërë. Kur shpallet gjendja e emergjencës nuk ka më alternativa por ka detyrime ligjore për reagimin në kompleks të gjitha strukturave për të shpëtuar jetë njerëzish dhe vepruar profesionalisht. Në orët e para jo vetëm që ishin të pa pajisur por dhe pa masa mbrojtëse.
Pyetje: Është e vërtetë që nuk ka pasur as qen kërkimi?
Shemsi Prenci: Forcat tona nuk kanë pasur
Pyetje: Kushton shumë një qen kërkimi?
Shemsi Prenci: Ne kemi një shkollë të përgatitjes dhe trajnimit të qenve të kërkimit që konsumon një buxhet mbi 1 milionë euro në vit .. Strukturat tona edhe pse janë harxhuar shumë fonde ende nuk janë të përgatitur që për të shkuar në raste tërmeti duhet të shkohet me pajisjet për tërmetin, apo në raste të përmbytjes të shkohet me pajisjet e përmbytjes.
© Panorama.al











