Kapet varka me 600 kg drogë, alibia e dy shqiptarëve: Na u prish motori dhe…

Apr 14, 2017 | 11:14
SHPËRNDAJE

Dy skafistë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, teksa transportonin gomonen me 600 kg drogë. Mediat italiane shkruajnë se gomonia u pikas në bregun e Pulias dhe shqiptaret e arrestuar janë H.R. 35 vjeç dhe D.B. 26 vjeç.

1

Sipas policisë shqiptaret i thanë policisë se ishin prej disa ditësh ne det pasi kishin defekt me motorin e mjetit.

Policia gjetu të lidhura varg mjetit lundrues  21 pako të mbështjella mirë që përmbanin 590.95 kg marihuanë.

Sipas saj, skafistet e kishin hedhur drogen ne det kur pane se po i ndiqte policia. Varka ishte 10 metra e gjate dhe e pergatitur per transport droge.

Hetimet tregojne se nese droga do hidhej ne treg fitimi do ishte se paku 6 milione euro.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura