“Ka patur plan për vrasjen, iku Agron Tufa, do ekzekutojmë Çelon”- Spartak Braho ironizon largimin në azil të ish-drejtorit të ISKK: Një mashtrues më pak! Një bërzhdile! Kthehu se…

Dec 13, 2019 | 15:03
SHPËRNDAJE

Tufa-Braho-largimi-aziliDeputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Spartak Braho ka reaguar për largimin në azil të ish-Drejtorit të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa.

Braho në një intervistë për gazetën “Dita”, ka thënë se ky ishte largimi i një falsifikatori të historisë dhe një plagjiator i rëndomtë. Ikja e Tufës për Brahon nuk e ka shqetësuar, madje ai thotë se “ është një mashtrues me pak”.

Në të vërtetë nuk më bëri asnjë përshtypje ikja e tij. Ishte largimi i një falsifikatori të historisë, një plagjiator i rëndomtë, ndaj dhe ikja e tij nuk kishte se si të më shqetësonte. Tani kemi një mashtrues më pak, tha Fatos Tarifa. Ndërsa Dr. Sabit Brokaj e quajti një bëzhdilë me të cilin nuk ia vlen të merresh”, thekson Braho.

Në mënyrë ironike, Braho i përgjigjet dhe akuzave të Agron Tufës për një plan për ta eliminuar fizikisht.

Braho thekson se ka patur plan dhe se kjo detyrë i është besuar Arben Dukës, ndërkohë që shton po me ironi se tashme që iku Agron Tufa, do ekzekutohet Çelo Hoxha.

“– Po, ka patur. Pavarësisht se ju shpesh keni botuar në gazetën tuaj edhe idetë e Tufës, unë them me përgjegjësi se një plan i tillë ka ekzistuar. Nuk po bëj aspak humor me një çështje kaq serioze. E merrni me mend apo jo: Kanë dashur ta ekzekutojnë Agronin! Kjo është lebetitëse për Shqipërinë e shekullit të 21-të! Janë bërë edhe mbledhje për këtë punë. Fatmirësisht, mua më përjashtuan nga atentati, pasi më thanë se boll ke vrarë në kohën e komunizmit. Detyrën ia ngarkuan Arben Dukës. Mund t’ia kishin ngarkuar edhe Sabitit, Fatosit apo Shaqirit.
Edhe ti, Xhevdet, pavarësisht se je nga Mallakastra, në mbledhjen e celulës vendosëm të të përjashtonim nga aksioni, pasi ti nuk di të zbrazësh kobure. Dhe, mbi të gjitha ke ndihmuar shfaqjen e Agron Tufës në letrat shqipe. I ke botuar poezitë e para qysh në vitin 1989, kur ai ishte ushtar në Shkodër. Nuk të takonte ty të vrisje një talent.

Nejse, e pranoi Beni të bënte atentatin, se i ra dhe shorti. E pranoi heroikisht si Avni Rustemi. Por atentati nuk u krye, pasi Agroni iku para se të vihej në zbatim plani. Por mendoj se edhe Ben Duka nuk do bënte dot gjë, ka harruar si zbrazet koburja, pasi e ka mendjen te vjershat.

Sidoqoftë, plani ka ekzistuar. Hetimet e mëtejshme, pasi të kthehet Tufa, do ta vërtetojnë katërcipërisht atë… Beni pranon dhe vetë në një poezi të që botoi para dy ditësh në gazetën tuaj, kur thotë: “Dhe fjalën vijova unë:/ “Meqë jam një Kolonel,/ do ta zgjidh vetë këtë punë, /edhe llafi nuk na del!”

“Jemi në vijim të luftës,/ kam dy ditë që e mendoj, /që Çelon në vend të Tufës, / vetë ta ekzekutoj! Këtu mbyllëm diskutimet,/ më tutje fjalën ç’ta zgjasim, / unike qenë mendimet, /që Çelo Hoxhën të vrasim!”, thekson deputeti i Kuvendit.

Më tej Braho i bën apel Agron Tufës të kthehet sa më parë.

Nuk kam apel për ambasadat. Ato i dinë mirë punët e tyre. Me që më kërkuat një mendim apo një apel, siç thatë, po e jap për Tufën: Agron Tufa! Lëri mënjanë ata që të bëjnë qejfin kot dhe me demagogji se ligji i shkelur është njëlloj kudo në kapitalizëm. Ti i pari e ke baltosur.

Deri sa nuk ua ke mbushur mendjen edhe ambasadave të të ndihmonin, prokurorisë e qeverisë, lëre këtë pune dhe kthehu sa më parë. Ne do të na kesh në krah sinqerisht, për aq kohe sa nuk ke faj. Aq më tepër femijët e tu.

Na duhesh Agron, edhe për faktin se je gatuar ndryshe dhe ne duhet të merremi me ty. Me Çelon që ke lënë pas nuk na e mbush dot mendjen”, thekson Braho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura