“Ju lutem të vini dorën në zemër, ndihem e shkatërruar, vajza ime…”, nusja që helmoi vjehrrën flet në gjyq, kërkesa para se ta dënonin

Nov 13, 2019 | 9:41
SHPËRNDAJE

marjana-cmeta

Kërkesa për të qenë pranë vajzës dhe mohimi i akuzës, nuk e shpëtoi Marjana Cmetën nga dënimi me 32 vite burg. Këtë të martë, Gjykata për Krime të Rënda gjeti fajtore të renë, e cila u hetua dhe gjykua për vrasjen e vjehrrës së saj në vitin 2017. 

Cmeta mbajti qëndrim mohues gjatë gjithë procesit, ndërsa Prokuroria pretendoi se fajësia e saj ishte provuar, ndër të tjera, dhe nga një video e bërë nga një hoxhë, ku ajo rrëfente krimin.

marjana-cmeta-933x445

Gjatë seancës së djeshme, mbrojtja, duke pretenduar se Gjykata ishte treguar e padrejtë në refuzimin e kërkesës për kryerjen e një aktekspertimi psikologjik të thelluar për të pandehurën, kërkuan në fund pafajësinë e saj për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Sipas avokatëve të të pandehurës, rrëfimi në atë video në vetvete është një indicie për provë, pro jo provë, ai kërkoi nga Gjykata që të merret parasysh se ai rrëfim është kryer në kushtet e hipnozës dhe se kjo e fundit ka efekte dhe tregon një gjendje jo reale.

DËSHMIA Nga ana tjetër, edhe vetë Marjana Cmeta i kërkoi Gjykatës disa minuta kohë për të mbajtur qëndrimin përfundimtar.

nusja-cmeta-lami

“Vendimet ndaj meje më kanë vrarë shumë. Shpirtërisht dhe moralisht ndihem e shkatërruar nga këto vendime. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, ju jeni prindër vetë, unë kam një vajzë të vogël që po rritet pa mua. Ju lutem të vini dorën në zemër e të mos e lini të rritet pa nënën dhe një nënë të jetoj pa vajzën e saj. Unë para vetes dhe Zotit janë e pafajshme”, tha Marjana Cmeta.

Të pranishëm në seancën e djeshme ishin familjarë të shumtë të viktimës, Lirije Lamit, ndër ta edhe ishbashkëshorti i Cmetës. E nga ana tjetër, Cmeta e priti vendimi e dënimit në dukje e qetë, ndërsa u largua e revoltuar nga salla e gjyqit.

PRETENCA 

MARJANA DHE ERJON ÇMETA
MARJANA DHE
ERJON ÇMETA

 

Prokuroria kishte kërkuar më herët shpalljen e fajësisë së Marjana Cmetës dhe dënimin me 35 vite burg. Në seancën ku u lexuan konkluzionet përfundimtare, Prokuroria solli para treshes gjykuese një sërë provash, nga dëshmi, aktekspertim për shkaqet e vdekjes dhe videon e bërë nga hoxhë Hysen Shehu, ku Cmeta rrëfen krimin. Sipas Prokurorisë, gjatë momentit që ndodhi ngjarja, në banesë kanë qenë vetëm viktima dhe autorja e dyshuar, Marjana Cmeta, e cila në dëshminë e dhënë para hetuesve nuk e ka pranuar krimin dhe ka thënë se ishte në gjumë gjatë gjithë kohës dhe kur është zgjuar, ka gjetur në gjendje të rëndë vjehrrën e saj. Por këto deklarime nuk ishin bindëse për hetuesit, në kushtet kur në trupin e viktimës, e konkretisht në fytyrë dhe kokë, i janë gjetur shenja, si ato të kafshimit apo dërrmishje. Shenja këto, që tregonin për një përleshje të Lirije Lamit, me personin që e kishte vrarë.

“Provohet më tej çdo dyshim se shtetasja Marjana Cmeta, në datën 30 prill 2017, gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj së bashku me vjehrrën, viktimën Lirije Lami, i ka ofruar të pijë një lëng frutash, në të cilën kishte hedhur një tabletë fostoksinë dhe se këtë helm e kishte marrë që më parë dhe e kishte ruajtur për të realizuar këtë vepër e për ta bërë që të dukej si vetëhelmim. Më pas, duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, ajo ka kryer dhe veprime fizike, duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Më pas, ka njoftuar vëllain e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital, duke e paraqitur si të vetëhelmuar. Edhe në deklarimet e para, kjo shtetase ka mohuar që të ketë kryer krimin, duke dhënë alibinë se viktima, gjatë kohës që ka qenë në banesë, ka qëndruar për rreth një orë në një dhomë tjetër dhe kur ka shkuar, e ka parë shtrirë dhe në gjendje të rëndë. Ka njoftuar të afërmit dhe e kanë dërguar në spital”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura