“Je vrasës”, Urim Gjata i përgjigjet Edmond Cajës: Mos u mundo të mashtrosh, ti e ke thyer në mes revoltën e Qafë Barit

Apr 6, 2019 | 22:56
SHPËRNDAJE

Ish-polici i derguar për të shtypur revoltën e Qafë Barit, Urim Gjata i është përgjigjur akuzave të Edmond Cajës, ish-drejtori të burgut famkeq.

Në një postim në facebook, Gjata shkruan se ai as që ka qenë i dënuar dhe nuk kam lidhje me ata ish të denuar, kam qene punonje policie, ndërsa akuzon halur ish-drejtorin për një sëre veprash, duke theksuar se është i gatshëm të përballet me të edhe në gjyqe.

Urim-Gjata

Postimi i plotë:

EDMOND CAJA, JE VRASËS.

Meqene se gazeta Dita e cila dikur publikonte shkrimet e mia per kondrabanden ne dogana… sot nuk me mundeson komentin dhe përgjigjen detyrohem ti pergjigjem ketu kesaj medje dhe ketij bastardi me plot kuptimin e fjales.

Unë qe po ju akuzoj hapur jo si ish i denuar politik, por sepse kam qene punonjes i policise ne puke nga viti 1983.

Kam qene dhe ne kohen e revoltes se Qaf Barit…

Ti e ke thyer në mes duke e vendosur ne nje stol Sokolin te denuarin nga Shkodra.

Mos u mundo te mashtrosh, mos u mundo te fshihesh si gjarperi nen gur.

Ti bashk me Ludovik Calin jeni vrases.

Ne kodra mbi banesat (zyrat tuaja) ka pasur varre te atyre te denuarve qe vdisnin ne galerite apo nga torturat tuaja, me urdherin tend, trupa qe nuk ja kethenit familjes por i varrosnit naten edhe pa ”arkemorti”.

Policet e burgut detyronin te denuarit te realizonin supernorma perndryshe ose do rikethenin perseri ne galeri, ose mbi trupin e tyre gardianet tend do thyenin drute duke ju thyer pjese te trupit., dhe a e di ku???? ne ajo kasollja prane tranverbangur qe nxirrnit vagonet e skorjes.

Te denuarit mbas kthimit nga puna dhe dusheve me uje te ftote ne mes te dimrit , ju benit kontrollin trupor duke i cveshur pisk e lakuriq…

A e di ku?

Ne ajo disheza me tela me gjemba anash dhe lart ku i mbanit dy ore lakuriq ne rresht duke i kontrolluar dhe super kontrolluar.

Miku jot personal Pashku i Zi.

Polici bastardi i zi qe ju thyente te denuarve qe nuk kishin realizuar normen konduret e drurit mbi trup.

Edmond Caja je vrases.

Unë qe te akuzoj do te te vi balle per balle ne gjyq.

As kam qene i denuar dhe nuk kam lidhje me ata ish te denuar, kam qene punonje policie.

Une kam pare me syte e mij torturat tuaja…tendet personalisht dhe Ludovig Calit ndaj atyre viktimave gjysem kufoma.

Ju kujtohet kur vajtet me urgjence nga Tirana ne Qafbari mbas arratisjes spektatolare te inxhinierir mekanik nga oborri i kampit!?

Ju kujtohet cfare i bete mbasi e kapet te ngrire ne mes te maleve, si i kercente me cizmet ushtarake mbi gjoks Ludovik Cali????

Vertet ti kishe dhe rrjetin tend te spiuneve si police, punonjes civile, por dhe te denuar ( keta te fundit ishin ish hajdute ordinere te rekurtuar nga sigurimi i shtetit dhe te futur mes intelektualëve viktima te diktatures ) te denuarve te ndergjegjies.

Ti kishe bashkpuntore dhe ish oficeret e MB apo MRendit te (denuar per imoralitet apo vjedhje) dhe qe i kishit sjelle ne Qaf Bari…por ti kurre nuk arrite te thyeje te denuarit e vertete te ndergjegjies.

Edmon Caja je vrases.

Une te akuzoj hapur dhe ballas si ish punonjes policie, ty dhe zvendesin tënd Ludovik Cali (nje tjeter ky kriminel) që te zevendesoj ty kur u bere shef i madh i luftes kunder armiqve te klases.

Ne kampi i Qaf Barit ne regjim ju punesonit (caktonit) policet kriminele dhe spiune, ne brigadat e punes po ashtu.

A ju kujtohet kur policet tuaj vidhnin ushqimet apo sendet personale të të denuarve kur ju benin kontroll ne magazine?

A ju kujtohet kur i linit familjaret te prisnin takimet jashte ne debore deri ne 24 ore????? mbasi vinin siper kamioneve 20 e ca km larg Fusharrsit mes maleve te Tucit.

Besoj ju kujtohet ku dhe si u vra ai polici nga Berati (Maksi) ne galeri (kur u keput kavo e vagonave) Sa te denuar dhunuat duke ju thyer dhe pjese trupore per budallallekun e e nje polici dhunues dhe kriminel ndaj te te denuarve.

Edmond Caja je vrases .

Ju kujtohet besoj i denuari nga Pogradeci Anastas Dhami qe ju i shkulet mustaqet me pinca mbas revoltes.

Mashtro, akuzo dhe fshihu sa te duash, dita jote para drejtesise po afron, aty do takohemi balle perballe ndoshta ju kujtohem edhe si fytyre, por dhe po sju kujtova ja u kujton bashkpuntori juaj Ludovik Cali.

Ju sot akuzoni dhe kercenoni viktimat tuaja duke ju vendosur dhe pseudonime, por harroni qe ato pseudonime dhe pa deshiren e tyre ja u vendosnin ju ju bastarde duke filluar nga spiunet 1200,operativi i sigurimit, hetuesit, gjyqet famekeqe denimet deri ne ju ”mik pritesit” qe i kethenit ata burra ata intelektuale, ne kufoma.

Nuk besoj se dikush do arrije te shkruaje krimet tuaja … tendet dhe te Ludovik Calit ndaj atyre intelektualëve qe fati i zi i solli ne doren tuaj.

Mos u merzit ne gjyq do takoemi.

Qenkerke marre me mua, me thua ajdut, (hahaha) po pse nuk me kujton kohen kur te dy ishim ne Pukë pamvarsisht vendeve kur ti bastard ishe kriminel ne kampin famoz te Qaf Barit Kujtohu kujtohu njehere.

Në do me teper info pyet zvendeson tend Ludovikun dhe ai nje kriminel si ty i larguar ne Kanada.

Koha po vjen.
Klithmat e te dhunuarve dhe te te vrareve kerkojne shpagim, familjaret kerkojne kockat, populli kerkon drejtesi.
Dita po vjen sado te fshihesh si gjarperi nen gur.

Edmond Caja je vrases.

Nese une genjej te gjitha keto qe po shkruaj ketu mbaji si kunder akuza ndaj meje.

Meqene se gazeta Dita e cila dikur publikonte shkrimet e mia per kondrabanden ne dogana… sot nuk me mundeson komentin dhedetyrohem ti pergjigjem ketu kesaj medje dhe ketij bastardi me plot kuptimin e fjales.

EDMON CAJA JE VRASËS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura