Ishte duke kullotur bagëtitë, 33-vjeçari ndërron jetë pasi goditet nga vetëtima (EMRI)

Jun 25, 2020 | 20:44
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, pasi një person rreth 33-vjeç ka ndërruar jetë, pasi u godit nga një vetëtimë.

vetetima 123

Burime për “Panorama” konfirmojnë se djali me origjinë nga fshati Picar, Besmir Koko ishte me bagëti, në Dropull kur është goditur nga vetëtima.

Në orët e pasdites rrethi i Gjirokastrës është shoqëruar me reshje shiu dhe stuhi që pasoi më pas edhe me vetëtima.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura