Ish-ministri i Jashtëm: Vota në OKB nuk ishte anti-amerikane, më shqetëson sjellja e opozitës

Dec 23, 2017 | 9:33
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, votën e Shqipërisë në OKB nuk e quan një votë anti-amerikane. I ftuar në rubrikën “Opinion”, në televizionin Neës 24, ai tha se në rezolutë nuk përmendet në asnjë rresht Amerika dhe se nuk duhet konsideruar si një votë anti-amerikane.

mustafaj

Pjesë nga deklarata e tij

E para duhet të jetë e qartë që është një votë kundër Amerikës. Rezoluta nuk përmend në asnjë moment SHBA. Në Jerusalem sot gjendet tre institucionet më të rëndësishme të Izraelit. Në 2005 kur erdhëm në pushtet, kishin një standard që çdo vendim do të ishte njësoj me Bashkimin Evropian.  Në publik gjithë kjo zhurmë është një shprehje naiviteti ndaj ana e opinionit publik, mua nuk më shqetëson kjo gjë më duket një gjë e pa qenë. Më shqetëson vetëm sjellja e opozitës duke e quajtur diçka anti-amerikane, nuk mund të bësh luftë kur nuk ka. Opozita ka 1000 problematika të tjera, dhe këto problematike po shuhen me këtë zhurmë të kotë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura