I ofruan 500 mijë euro për të braktisur Bashën? Ja përgjigjja e Shehit

May 16, 2017 | 11:20
SHPËRNDAJE

I pyetur në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, nëse iu ofruan 500 mijë euro, për tu futur në zgjedhje, kreu i LZHK Dashamir Shehi, tha se vlen shumë tepër dhe se do të ishte ofenduar nga kjo ofertë. Shehi tha më tej se mund të ketë oferta të tilla, por do ta këshillonte Bashën që të mos u kushtojë rëndësi këtyre gjërave.

“Do ta këshilloja Bashën të mos u kushtonte shumë rëndësi këtyre gjërave. Se janë të pavlefshme në gjërat e mëdha. E rëndësishme është që të mbajmë një qëndrim që është konstruktiv dhe rezistent, që t’i japë sinjale palës tjetër që ne do të vetëmbrohemi politikisht.

Do të jemi solidarë edhe me skemat që mund të mos jenë shumë të këndshme për qeverinë. Mund të dalim edhe në demonstrata. Në qoftë se t’i i le për shteg tjetrit, vetëm rrugën, kjo ka edhe problemet e veta, sherre e zullume.

Unë uroj që të mos ndodhë kurrgjë. Uroj që kjo çështje të marrë rrugën e paqme, pasi nuk kam qenë njëri i këtyre situatave dhe nuk kam ndërmend të bëhem në të ardhmen. Por kjo nuk do të thotë se janë të gjithë si unë. Paqja është në të mirë të gjithë Shqipërisë.

Është në të mirë edhe të atyre socialistëve që përplasin gjoksin me këtë fushatën gjysmake, që e kuptojnë edhe ata që ka një lloj butaforie të kotë. Përderisa nuk ka kundërshtarë, me kë po bëjnë luftë?

Gjykoj që rruga më e mirë është një kompromis, qoftë edhe ekstrem. Do të këshilloja edhe kolegët e mi opozitarë që ndonjë lëshim edhe mund të bëhet, pasi kjo është natyra e kompromisit”, tha Shehi./dritare.net

Aleati i Bashës: Mosvotimi i Vettingut është gabim i opozitës

I pyetur në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, nëse do të votohet Vettingu,  Dashamir Shehi tha se mos votimi deri tani është një gabim i opozitës. Shehi tha se është gati ta votojë dhe në këtë mënyrë do ta largojë Ramën nga zyra e tij.

“Opinioni im për Vettingun është ai i vjetri. Kam 3 muaj që i them edhe Bashës, por fatkeqësisht nuk më ka dëgjuar. Unë hyj në Parlament në orën 9 dhe në orën 11 kërkoj largimin e Ramës nga zyra e tij. Isha i sigurtë që do të ishte larguar, do të kishim edhe simpatinë  e ndërkombëtarëve.

Do të kishim edhe më shumë mbështetje, i cili mund të sillte një protestë më të madhe. Për mua ka qenë një gabim. Në qoftë se bëhet marrëveshje, është një gjë që mund të rikuperohet lehtësisht, nuk është ndonjë gjë e madhe. Merren tre muaj kohë për të bërë ato ndërhyrjet që duhen nëpër institucione”, tha Shehi./dritare.net

Aleati i Bashës zbulon detaje nga takimi me Yee: Ja paketa që na ofruan, arritëm dakortësi për…

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka dhënë disa detaje në lidhje me takimin që aleatët e PD-së së bashku me PD-në zhvilluan me zyrtarin e DASH, Yee. Shehi tha se sot iu është ofruar paketa e McAllister.

auto_dash-shehi-c1200x6001491372598

“Sot na është ofruar oferta e McAllister. Ishte një takim i vlefshëm, dhe une mendoj se ishte më i vlefshmi i muajve të fundit i realizuar per zgjidhjen e krizes. Kreret e partive opozitare qe moren pjese ne kete takim ishin unanim mbi qëndrimin për të negociuar një datë tjetër të zgjedhjeve, jo atë të 18 qershorit”, tha Shehi ne emisionin “Dritare” ne Vizion Plus.

Ai hodhi poshte disa raportime se gjate takimit te Bashes dhe aleateve me Yee, kishte zera kunder liderit te opozites.

“Une mund te konfirmoj se nuk kishte zë kundër, qëndrimi ka qenë konstruktiv. Bashkë me zotin Basha me shpresën që të na jepet zgjidhje tjetër. Sot na është ofruar 18 qershori dhe se mund të vazhdojnë dhe pa ne. Do kemi shans dhe 2 apo 3 ditë për të negociuar një datë tjetër. Unë uroj që të vazhdoj për së mbari kjo punë. Është në proces negociatash”, – tha Shehi ne “Dritare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura