Gjinushi kryetar i Akademisë së Shkencave, si u shkel ligji. Dalin votat, 17 të paligjshme (EMRAT)

May 25, 2019 | 8:28
SHPËRNDAJE

BESARTA BASHA/ Mes shumë debatesh e kundërshtish, Skënder Gjinushi është votuar në krye të Akademisë së Shkencave. I vetmi kandidat për postin e kryetarit, Gjinushi, mori votën e 35 anëtarëve nga 43 pjesëmarrës në votim.

akademia-votim3

Gjashtë prej tyre vendosën kundër tij, ndërsa dy abstenuan. Që në krye të herës, zgjedhjet janë shoqëruar me polemika pasi projektligji “Për reformën në Akademinë e Shkencave” është ende në proces shqyrtimi nga Kuvendi, ndërsa zgjedhjet u zhvilluan me ligjin e vjetër, të hedhur poshtë nga vetë kreu i qeverisë. Për më tepër, ligji në fuqi nuk njeh votën e akademikëve mbi 75 vjeç.

Sipas të dhënave që disponon gazeta, bëhet fjalë për 15 anëtarë që kanë festuar tashmë 75-vjetorin e lindjes. Gjithashtu, ka edhe një tjetër handikap. Bazuar në nenin 6 të ligjit, sipas të cilit janë zhvilluar zgjedhjet, mandati i një anëtari të Akademisë së Shkencave bie ndesh me funksione drejtuese në parti politike. Këtë të fundit e shkelin dy prej tyre, duke e çuar kështu në 17 numrin e votave të jashtëligjshme.

akademia-votim11

I pari është kryetari i sapozgjedhur Skënder Gjinushi, i njohur prej dekadash si kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe Anastas Angjeli, aktualisht deputet i PS-së. Me pak fjalë, Skënder Gjinushi, zgjedhjen midis Akademisë e Kryesisë së një partie politike duhet ta kishte bërë me kohë.

Një tjetër çudi e kësaj zgjedhjeje është votimi me postë, i paparashikuar në asnjë nen të ligjit për Akademinë e Shkencave. Dje, 11 akademikë, mes të cilëve Ismail Kadare, Anastas Angjeli, Arian Durrësi, Bahri Beci, Jani Thomai, Efigjeni Kongjika, Marenglen Verli, Kosta Barjaba etj., zgjodhën ta jepnin votën e tyre në zarf, përmes postës.

DEBATET

Debati për reformimin e Akademisë së Shkencave në këto dy vite është fokusuar mes platformës së Artan Fugës, mbështetur nga universitetet dhe grupit të Skënder Gjinushit, mbështetur nga një grup deputetësh që mundësuan dërgimin e saj në Kuvend, duke anashkaluar kështu Ministrinë e Arsimit.

akademia-votim7

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën si produkt të politizimit. Fill pas rezultatit të votimeve, Skënder Gjinushi iu përgjigj zërave kundër tij, duke deklaruar se ata që baltosin akademikun, në fakt s’kanë respekt për kërkuesin shkencor. Ai mohoi ndërhyrjet e tij në Akademi në kohën kur ka drejtuar një parti politike, teksa tha se ka ardhur koha të akademizohet politika dhe jo e kundërta.

“Nuk më ka bërë politika akademik, më ka bërë matematika. Dhe gjatë kohës nuk jam përzier në punët e Akademisë, jam përfshirë dy herë para 10 vitesh. Të njëjtën gjë do të bëj edhe sot. Do të ndalim ato tendenca. Ne s’jemi pajtuar, kjo tregon qartë se jemi në pozicionin e duhur. Ne nuk do të politizojmë Akademinë, do të akademizojmë politikën”.

AKADEMIKËT QË VOTUAN

Aurela Anastasi
Anastas Angjeli funk. politik
Kosta Bajraba
Apollon Baçe mbi 75 vjeç
Gudar Beqiraj
Salvator Bushati
Floresha Dado
Albert Doja
Neki Frashëri
Nazmi Gruda
Skënder Gjinushi funk. politik
Jorgaq Kaçani
Adnan Kastrati
Anesti Kondili mbi 75 vjeç
Efgjeni Kongjika
Fatos Kongoli
Rexhep Mejdani
Arben Merkoçi
Beqir Meta
Petraq Petro
Edmond Pinguli
Bashkim Resuli mbi 75 vjeç

Xhevahir Spahiu
Vasil.S Tole
Jani Vangjeli
Merenglen Verli
Floran Vila mbi 75 vjeç
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Arian Durrësi
Ilirian Malollari
Gjovalin Shkurtaj mbi 75 vjeç
Shaban Sinani
Nestor Thereska
Bahri Beci mbi 75 vjeç
Bardhyl Golemi mbi 75 vjeç
Dhimitër Haxhimihali mbi 75 vjeç
Ismail Kadare mbi 75 vjeç
Ethem Likaj mbi 75 vjeç
Luan Omari mbi 75 vjeç
Emin Riza mbi 75 vjeç
Jani Thomai mbi 75 vjeç
Mark Tirta mbi 75 vjeç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura