Gafa e Ramës, Gjermania nuk ka kërkuar hetim ndërkombëtar për Kumanovën

May 22, 2015 | 6:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka shprehur dje mirënjohje për kërkesën e autoriteteve gjermane për të zhvilluar një hetim ndërkombëtar për ngjarjet e ndodhura së fundmi në Kumanovë.

Por duket se Rama është keqkuptuar nga mesazhi që ka dalë pas takimit të ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ku ky i fundit kërkoi hetim transparent për ngjarjet në Kumanovë, pa përmendur pjesën e përfshirjes ndërkombëtare në të.

Postimi i Rames ne FB

Edhe në takimin e eurodeputetëve në Strasburg u fol për nevojën e një hetimi të pavarur për ngjarjet në Kumanovë, por pa u detajuar nëse hetimi do të duhej të ishte ndërkombëtar. “Mirënjohje Gjermanisë për kërkesën publike për hetim ndërkombëtar për Kumanovën! Drejtësia për Kumanovën, gur në themelin e bashkëjetesës”, ka shkruar Kryeministri Rama në profilin e tij, në rrjetin social “Facebook”.

Por në fakt, në faqen zyrtare të Ministrisë së jashtme ruse, shkruhet për pjesën e Kumanovës se: “dy ministrat e Jashtëm diskutuan zhvillimet në Maqedoni pas përleshjeve në Kumanovë. Ministri i Jashtëm, Steinmeier, theksoi se incidenti kishte alarmuar Europën, por ka provokuar gjithashtu ekzaminim më të ngushtë.

Ai shpresoi se çfarë kishte ndodhur ‘nuk ishte fillimi i një përshkallëzimi’, por që, përkundrazi, ndaj atyre që janë në pozita të përgjegjësisë, do të kryhej një hetim transparent. Për më tepër, udhëheqja maqedonase ‘duhej të bëjë pjesën e saj për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen’, shtoi ai.

Në këtë drejtim, ai falënderoi BE-në për gatishmërinë e saj në ndihmesën me ndërmjetësim”, shkruhet në deklaratën zyrtare për takimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura