FOTOT/ Saimir Tahiri shfaqet si “çoban” dhe “provokon” nga çatia e Labërisë

Aug 27, 2018 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka treguar me anë të një fotoje se ku po e kalon fundjavën.

Tahiri është shfaqur si asnjëherë më parë, i veshur me rroga ushtarake dhe mjekrën e lënë, tregon se ndodhet në majën e Kendrevicës.

Maja e Kendrevicës – 2122 m. Përshëndetje nga çatia e Labërisë”, shkruan Tahiri.

Por kjo nuk ishte foto e vetme e publikaur nga Tahiri, pasi ai ka bërë një vizitë tek çobani më i vjetër në Nivicë.

“Stani i Memos, çobani më i vjetër në Nivicë”, ka qenë ky përshkrimi i fotos.

Saimir Tahiri

Por nga ana tjetër Tahiri nuk ka mbyllur ende punën me drejtesinë, që siç e quan vet ai është një luftë për të vërtetën.

Po ashtu Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij.

Saimir Tahiri2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura