FOTOT/ Rudina Magjistari poston foton e parë me vajzën në krahët e saj

Aug 1, 2020 | 19:49
SHPËRNDAJE

Rudina Magjistari është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes së rrjeteve sociale vajzën e saj, Mia.

Megjithatë, së fundmi, moderatorja ka ndarë një foto me vogëlushen, e cila duket se po pushon e lumtur në krahët e mamit.

“Perfeksion i pastër. Dashuri, vajza, nënë e bijë, Mia luleqingji, lumturi”, ka shkruar Rudina krah fotos me vajzën.

Ndjekësit kanë lënë komente të ndryshme te kjo foto e Magjistarit, e cila ka marrë menjëherë shumë pëlqime nga ata. Ndoshta, fotografi në këtë rast është partneri i saj, Xhavit Bajrami.

Së fundi, Rudina u komentua për eksperimentimin në ‘look-un’ e saj, duke u shfaqur me kaçurrela në ekran.

Për këtë ndryshim, Rudina pyeti edhe ndjekësit e saj nëse i shkonin apo jo dhe shumë prej tyre pohuan se moderatorja dukej shumë bukur edhe me këtë pamje.

Kujtojmë se hera e fundit që Magjistari ka ndryshuar “look” ka qenë disa muaj më parë kur u shfaq me flokët në ngjyrë karrotë, ndryshim ky që zgjati vetëm disa minuta.

Në gjithë karrierën e saj, kjo është hera e parë që moderatoren e shohim me kaçurrela, të cilat i përshtaten shumë mirë me tiparet e portretit.

/Panoramaplus.al

           

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura