Fotot nga paparazi/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, duke kaluar kohë me vajzën e saj të vetme

Aug 22, 2020 | 22:40
SHPËRNDAJE

Gjithmonë me kostumin e zyrtares dhe me dosje në dorë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, duket mjaft e rezervuar për të folur ose për ta shfaqur jetën e saj private.

Por, pavarësisht angazhimeve të saj në qeverinë Rama, zonja Margariti duket që nuk e lë aspak pas dore familjen e saj, sidomos vajzën e saj të vetme. Ajo është fotografuar pak ditë më parë me të bijën, teksa ecte në një nga rrugët e kryeqytetit.

Elva me sa duket përpiqet të gjejë kohë për të, pavarësisht axhendës së ngjeshur në punë, njëlloj si të gjithë prindërit e tjerë. Kujtojmë se zonja Margariti erdhi pak vite më parë në postin e ministres së Kulturës si pasojë e një eksperience të gjatë dhe shkollimi për t’u pasur zili.

Ajo ka lindur më 14 qershor 1980. Në vitin 2008, znj. Margariti përfundoi me vlerësimin maksimal studimet universitare (Master Shkencor) për Arkitekturë në Universitetin e Firences, Itali, në fushën e projektimit, rikualifikimit e rijetëzimit të hapësirave të ndërtuara dhe bioarkitekturës.

Në vitin akademik 2004-2005, eksperiencat e saj studimore në fushën e projektimit sipas principeve të bioarkitekturës u thelluan në Finlandë, në Tampere University of Technology. Në vitin e mëvonshëm 2006, u pasuruan në fushën e rijetëzimit të trashëgimisë kulturore nëpërmjet ruajtjes së teknikave tradicionale, në Tongji, University of Technology të Shangait.

Po atë vit u përfshi në ekipin për projektimin dhe organizimin e ekspozitës “Cultural Heritage Preservation Rehabilitation and Reuse. The Tuscan Tradition”, në Urban Planning Exhibition Hall të Shangait.

Pas aprovimit të komisionit ekzaminues në provimin e shtetit italian për ushtrimin e profesionit, znj. Margariti u licencua pranë Urdhrit të Arkitektit në Firence (2008). Ka një eksperiencë relativisht të gjatë si profesioniste e lirë në fusha të ndryshme të arkitekturës dhe planifikimit e zhvillimit urban dhe si bashkëpunëtore e disa studiove të projektimit si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri.

Prej vitit 2009 bashkëpunon me studio projektimi e asiston firma zbatuese në Firence për projektet e ndriçimit për arkitekturën dhe jetësimin e tyre. Eksperiencat në këtë fushë kanë kulmuar me ekspozitën “Lo stile dello Zar” (2009) në Museo del Tessuto në Prato të Italisë dhe në ekspozitën permanente në Museo di Storia della Scienza “Galileo Galilei” në Firence (2010), “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universitetin e Firences.

Prej qershorit 2018, znj. Margariti mbajti detyrën e këshilltares për territorin dhe koordinatores kombëtare për Programin e Integruar për Zhvillimin Rural (Programi 100 Fshatrat) pranë Kryeministrit të Shqipërisë. Dhe tani ajo është ministre e Kulturës.

/Panoramaplus.al

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura