FOTO/ Drejtonte grupin që shpërndante kokainë në Tiranë, ky është efektivi i RENEA-s, i cili u arrestua bashkë me 4 persona të tjerë

Aug 20, 2021 | 23:34
SHPËRNDAJE

Ky është efektivi i RENEA-s Rael Luli (ne foto), i arrestuar mbrëmjen e sotme (20 gusht) nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si pjesë e një rrjeti që shpërndanin droge në Tiranë.

rael-luli-renea-kokaine

27 vjeçari Luli ishte pjesë e uniformave të policisë dhe u arrestua bashkë me 4 persona të tjerë të moshave nga 26 deri në 30 vjeç.

Sipas SHÇBA, ky grup që drejtohej nga Luli vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet të Nxënësve. Ndërkohë që gjatë operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Njoftimi nga SHCBA

Tiranë – SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqeruar ne kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbështetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.

Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Ata janë:

– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;

– J.L., 30 vjeç;

– G.H., 26 vjeç;

– G.S., 27 vjeç;

– E.S., 26 vjeç.

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

rael luli
Ne foto, Rael Luli, efektivi i RENEA-s qe u arrestua

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura