Forumi Ndërkombëtar për Sigurinë, Bardhi zbardh diskutimet: Shqipëria duhet të japë shembullin e një vendi me demokraci funksionale

Feb 1, 2024 | 19:05

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka marrë pjesë në “Forumin Ndërkombëtar për Siguri”, ku thotë se diskutimi u përqendrua tek ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

bardhi

Siguria është parakusht për çdo zhvillim politik, ekonomik dhe institucional, thotë Bardhi ndërsa thekosn se, Shqipëria duhet të japë shembullin e një vendi me demokraci funksionale dhe ekonomi të zhvilluar.

Postimi i Bardhit:

Ëashington DC ??????Në Kongresin Amerikan mora pjesë në “Forumin Ndërkombëtar për Siguri”, ku diskutimi u përqendrua tek ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Siguria është parakusht për çdo zhvillim politik, ekonomik dhe institucional. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në sigurinë e Rajonit, më së pari duke dhënë shembullin e një vendi me demokraci funksionale dhe ekonomi të zhvilluar; si dhe të kontribuojë e lobojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Gjatë forumit pata kënaqësinë të takohem edhe me Asistent Sekretaren e Shtetit për Çështjet Legjislative znj. Naz Durakõglu, si dhe Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE znj. Pia Kauma.

© Panorama.al

Te lidhura