Flet zëvendësuesi i Prengës: Kam bërë vetëm 2 muaj burg. Dua mandatin

Feb 28, 2017 | 9:58
SHPËRNDAJE

Kandidati i fundit në listën e socialistëve të Lezhës, Kastriot Piroli pretendon se të marrë ai mandatin që Prenga dorëzoi fundjavën e shkuar.

PiroliUnë tashmë jam në shërbim prove. Më kanë ngelur dhe dy muaj. Gjykata e Apelit më la në shërbim prove për 12 muaj. Unë do të kryej të gjitha veprimet procedurale në kërkim të mandatit. Do të plotësoj formularin e dekriminalizimit dhe do të pres.

Deri më tani nuk më ka kontaktuar as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk jam kontaktuar as nga Partia Socialiste e as nga Edi Rama. Unë kam pretendime për mandatin sepse kam qenë pjesë e kësaj liste dhe kam bërë fushatë.

Burg kam bërë vetëm dy muaj dhe më pas kam qenë në shërbim prove”,-tha Kastriot Piroli për Shqiptarja.com. KQZ është e detyruar të verifikojë një herë të vetmin kandidat që PS në Lezhë ka në dispozicion: Kastriot Pirolin. Por edhe ky person rrezikon të mos e marrë mandatin.

Ai është gjykuar dhe dënuar për shpërdorim detyre pasi ka qenë drejtor i Hipotekës së Kurbinit, madje ka bërë edhe dy muaj burg për këtë çështje. Rasti i tij është apeluar dhe me vendim përfundimtar ai është shpallur i fajshëm dhe është lënë në shërbim prove për 12 muaj, por nuk dihet se si do ta interpretojë KQZ dhe Prokuroria këtë çështje.

Në rast se Piroli nuk e merr mandatin, atëherë, bazuar në Kodin Zgjedhor, mandati i kalon partisë më të madhe aleate. Në këtë rast mandati i kalon LSI-së, dhe për pak kohë, deri në 18 qershor, deputete bëhet Erisi Zaimi, kandidatja femër e LSI-së.

Shqiptarja.com/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura