EMRI/ Sherr mes të rinjve në Elbasan, plagoset një shtetas! Më herët i kishin bërë atentat me armë zjarri

Apr 22, 2023 | 20:43

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në një lokal në qendër të Elbasanit.

policia-naten-1

Sipas burimeve për Panorama TV, gjatë sherrit janë përdorur mjete të mprehta, si gota qelqi. Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Kei Piu.

Korrespodenti i Panorama TV, Aldo Kozarja, thotë se ky shtetas nuk është një personazh i panjohur në Elbasan, pasi disa vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë.

Ai u plagos në vitin 2020, kur ishte 23 vjeç dhe mori 3 plumba në bark. Më pas u gjet nga policia i plagosur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

-800-450-19989275_10209601701583279_8513457417113639017_n-780x405-1

Kei Piu

© Panorama.al

Te lidhura