“Elbasanin e sotëm e parashikoi Ben Blushi”, ish-ministri i Drejtësisë reagon pas vrasjeve të fundit

Aug 1, 2020 | 12:48
SHPËRNDAJE

manjani1

Pas ngjarjeve te renda qe kane tronditur Elbasanin ditet e fundit me nje seri ekzekutimesh, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani sjell ne kujtese, nje nga romanet e Ben Blushit.

Behet fjale per “Kandidatin” qe ne kohen e publikimit beje buje dhe u shoqerua me komente pa fund per lidhje te mundshme mes romanit me realitetin.

Manjani, mes nje postimi në rrjetet sociale shkruan se “Elbasanin e sotëm e parashikoi Ben Blushi në librin “Kandidati”. Te një roman tjetër i tij ka profeci të tjera…”.

1

 

Po cfare ishte Kandidati?

Shkrimtari Ben Blushi, subjektin e romanit e publikuar në vitin 2015  e zhvillon në sfondin e një palë zgjedhjeve ku personazhi kryesor, megjithëse i vdekur, arrin të zgjidhet kryetar Bashkie.

Kandidati quhet Kadim Sedini dhe konkurron për kryetar Bashkie në qytetin e Basenit. Profili i kandidatit lidhet me figurën e Qazim Sejdinin, kryetarit të bashkisë së Elbasanit të asaj kohe.

“Më kërkuan të ngjall një të vdekur dhe meqë ato kohë nuk kisha asgjë më të mirë për të bërë, pranova. Njeriu që kishte vdekur ishte kryetari i bashkisë së Basenit. Quhej Kadim Sedini. Gruaja e tij, erdhi në zyrën time dhe më tha se, donte që burri të rizgjidhej kryetar bashkie. Nëse e ndihmoja, do të më paguante. Sa të doja, tha gruaja”.

Kështu nis libri i shkrimtarit Blushi  ku më tej në roman shkruhet se zgjedhjet në Basen marrin një kthesë të papritur për shkak të rihapjes së historisë së një kolaboracionisti të pushtimit gjerman, gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila përdoret si justifikim për të shkaktuar rrëmujë dhe trazira në qytet.

Kujtojme, se vetem pak dite me pare, nje i ri u vra ne lokal nga dy shoke te tij, teksa me pare kishin pire e ishin perfaqafuar. Nje nga autoret e dyshuar, i arrestuar tashme nga policia, eshte Sokol Sanxhaktari, dhenderr i ish kreut te bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura