EKSKLUZIVE/ Zbulohen fotot e “Flor Qorrit” disa orë para vrasjes në Elbasan. Përqafime, alkool e shisha me dhëndërin e ish-kryebashkiakut

Jul 30, 2020 | 13:43
SHPËRNDAJE

FLORIAN LAMCE SOKOL SANXHAKTARI VRASJA ELBASANFlorian Lamcja ka mbetur viktimë ditën e sotme pas një sherri me dy persona të tjerë në një lokal në qytetin e Elbasanit.

Panorama.al ka zbuluar fotografitë e realizuar nga tre të pranishmit në tryezën, e cila më pas degradoi në dhunë fizike dhe nga ku humbi jetën Florian Lamcja, i njohur me nofkën “Flor Qorri”.

Në tavolinë bashke me Florian Lamçen ka qenë dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndëri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Bashkë me Sanxhaktarin në këtë tryezë ka qenë i pranishëm dhe shtetasi Adriano Hajdari, të dy të dyshuar për vrasjen e ditës së sotme.

Në fotot e siguruara nga Panorama.al, shikohet se tre personat kanë qenë duke konsumuar alkool dhe shisha deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Madje në një pozë, Florian Lamcja shihet teksa përqafohet me Sokol Sanxhaktarin.

FLORIAN LAMCE SOKOL SANXHAKTARI VRASJA ELBASAN 1

Sipas variantit të Policisë, viktima Florian Lamçja kishte pirë bashkë me dy autoret deri në orët e para te mëngjesit, dhe pas një sherri banal ka nisur dhuna verbale.

Dyshohet se ai është qëlluar me shishe birre, ku goditjet në kokë dyshohet i kanë shkaktuar vdekje.

Florian Lamçja mëson Panorama.al, është vëllai i Olti Lamçja, i cili disa vite më pare ka vrarë me arme zjarri pronarin e një diskoje në Elbasan, Almir Canin.

Olti Lamçja është dënuar me 22 vite burg. Aso kohe u fol se vrasja e Canit ndodhi për një borxh.

Elbasan/ Informacion i Policisë

Në orët të para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXO EDHE:  FOTO/ E njihnin si ‘Flor qorri’, ja vendi ku u vra 40-vjeçari. Vëllai i tij i dënuar për vrasjen e bujshme. Si nisi konflikti në lokal

 

flor qorri4 flor qorri3 flor qorri2 flor qorri1 florian lamce

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura