EKSKLUZIVE/ Festa deri në të gdhirë, mesfushori i Partizanit tërbon gjithë pallatin. Banorët telefonojnë policinë

Nov 30, 2019 | 8:28

Aristoteles Romero konsiderohet si një nga futbollistët më cilësorë në Kategorinë Superiore,por venezueliani nuk ka arritur të diktojë në radhët e Partizanit, pasi në 10 ndeshje ka luajtur vetëm 528 minuta. 24-vjeçari shquhet edhe për lojën e ashpër, gjë të cilën e ka treguar në ndeshje, duke qenë kampion i kartonëve të verdhë te “demat”, por edhe në stërvitje. 

aristoteles romero

Partizani ia ka plotësuar të gjitha “salltanetet” lojtarit, pasi i paguan afro 1 mijë euro qira shtëpie, në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit. Në javët e fundit Romero nuk ka qenë shumë aktiv në fushë, por kjo nuk e ka penguar qejfliun që të organizojë festa në çdo orë në shtëpinë e tij.

Mesfushori i Partizanit është kthyer në një makth për banorët e pallatit ku ai jeton, pasi festat e organizuara prej tij janë të zhurmshme dhe muzika e lartë nuk ndalet deri në orët e para të mëngjeseve.

romero

 “Panorama Sport” mëson se banorët janë ankuar për sjelljen e lojtarit jo vetëm tek administratori i pallatit, por edhe në polici. Romero sa herë është ballafaquar me administratorin apo policinë, mësohet se ka kërkuar falje dhe u ka premtuar se nuk do ta përsërisë më, por ai sërish ka vazhduar.

Shpeshherë banorët e nervozuar kanë trokitur në derën e shtëpisë së lojtarit, i cili nuk i lë të flenë, por nga zhurmat e larta ai nuk i dëgjon. Në një rast, kur ka pasur ankesë nga banorët në mesditë, policia ka shkuar te shtëpia e venezuelianit. Justifikimi i lojtarit ndaj uniformave blu ka qenë qesharak: “Po pastroja shtëpinë dhe po dëgjoja muzikë, por ngaqë kisha lënë hapur dritaret është dëgjuar muzika”.

ILIR CARA

(LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”)

 

© Panorama.al

Te lidhura